2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Spitalet turke në Afrikë ofrojnë shërbim për qindra mijëra njerëz

Më të lexuarat

ANKARA (AA) – Spitalet të ndërtuara nga Turqia në Somali, Sudan dhe Libi vazhdojnë tu shërbejnë mijëra afrikanëve të cilët ndryshe nuk do të kishin qasje në shëndetësi nga shkaku i konflikteve të armatosura në shtetet e tyre, raporton Anadolu Agency (AA).

Rreth 400.000 civilë janë identifikuar si përfitues në objektet shëndetësore të ndërtuara, flasin të dhënat e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA). Agjencia e cila ka mbi 10 zyra anembanë Afrikës, ka zbatuar disa projekte që janë në vazhdën e forcimit të bashkëpunimit me kontinentin afrikan.

Njëri nga to është spitali për Hulumtime dhe Trajnim, Somali-Turqi i themeluar në vitin 2015 në Mogadishu, i cili vetëm vitin e kaluar iu ka shërbyer mbi 67.000 pacientëve nga zonat lokale.

TIKA ka kontribuuar me pajisje dhe furnizime të cilat kanë mundësuar shërbim shëndetësor cilësor. Sipas marrëveshjes, spitali duhet bashkërisht të operojë për pesë vjet, me atë që Ministria turke e Shëndetësisë ofron personel të specializuar dhe mbështetje financiare, pas së cilës spitali do të drejtohet vetëm nga somalezët.

Sudani dhe Libia

Një projekt i ngjashëm me atë të Somalisë është edhe spitali për Hulumtime dhe Trajnim, Nyala Sudan-Turqi i ndërtuar tre vite më parë në kryeqytetin Darfur. Deri më tani spitali ka ofruar shërbime mjekësore për rreth 250.000 njerëz, përfshirë sudanezët dhe shtetasit që vijnë nga Kameruni, Çadi dhe Gambia.

Spitali ka 150 shtretër të rregullt, tre dhoma operative, një njësi të pajisur plotësisht me pajisje radiologjike, një njësi për kujdes intensiv dhe laboratorë të shumtë, ku shërben në pothuajse çdo fushë duke u ardhur në ndihmë nevojave të shumta të qytetarëve.

Mjekët në atë spital janë të trajnuar nga specialistët turq. TIKA, ka theksuar gjithashtu se në fund të vitit 2012 nisi ndërtimin e një spitali për terapi fizike në Misrata të Libisë i cili nga shkaku i situatës së brendshme në shtet përfundoi në fillim të këtij viti, më vonë se që ishte menduar.

Me një kapacitet mesatar prej 200 pacientë në ditë, spitali ka për qëllim të lehtësojë vuajtjet nga trauma psikologjike për shkak të luftës civile.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit