1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Spitalet në Siri janë shënjestër e sulmeve

Më të lexuarat

Forcat ajrore ruse dhe ato të regjimit të Asadit, gjatë muajit prill, kishin në shënjestër qendrat shëndetësore në Idlib të Sirisë

ANKARA (AA) – Forcat ajrore ruse dhe ato të regjimit të Asadit, gjatë muajit prill, kishin në shënjestër qendrat shëndetësore në Idlib të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra nga zyrtarët e Mbrojtjes civile, thuhet se avionë të regjimit dhe forcave ajrore ruse kanë goditur 9 spitale dhe qendra shëndetësore në Idlib dhe Gutën Lindore, ndërsa theksohet se krahas tyre është goditur edhe një qendër e shërbimit të ambulancës.

Komitetet e Koordinimit Rajonal kanë thënë se më 2 prill, avionë të forcave ruse, kanë goditur spitalin në qendër të qytetit Maaret el Numan të Idlibit. Si pasojë e sulmit spitali doli jashtë funksionimit, ndërsa janë plagosur 10 civilë.

Pas sulmit me gaz sarin nga ana e regjimit të Asadit më 4 prill në Han Shejhun, u bombarduan spitali Rahmet dhe qendra e mbrojtjes civile në këtë qytet. Si pasojë e sulmeve kimike të paktën 100 persona humbën jetën, ndërsa spitali i bombarduar nga regjimi ishte ndërtuar në disa shpella për t’u mbrojtur nga sulmet.

Në datat 7 dhe 8 prill u bombardua qendra klinike në Hish të Idlibit. Sipas zyrtarëve të Mbrojtjes civile, sulmi u krye nga avionët rusë, ndërsa të paktën 10 civilë humbën jetën.

Më 16 prill u bombardua përsëri, spitali Rahmet, i cili edhe pse pjesërisht vazhdonte t’u shërbente të sëmurëve.

Më 17 prill u bombardua spitali Ihlas në fshatin Shenan të Idlibit, ndërsa në të njëjtën ditë, regjimi bombardoi spitalin Erbin në Gutën Lindore.

Më 22 prill, avionë të regjimit të Asadit bombarduan spitalin e nëndheshëm në fshatin Abdin të Idlibit. Si pasojë e sulmit të paktën 4 civilë humbën jetën.

Më 25 prill u bombardua një spital në qytezën Kefer Teharim të Idlibit. Spitali u bombardua gjatë orëve të mëngjesit. Ndërkohë që godina doli jashtë funksionit, bashkë me të u shkatërrua edhe një ambulancë. Në këtë sulm nuk pati viktima.

Më 27 prill u bombardua spitali universitar në Dejr Sharki të Maaret el-Numan. Ndërkohë që spitali është kthyer në një gërmadhë si pasojë e bombardimit 3 civilë kanë humbur jetën dhe 8 të tjerë janë plagosur.

Në të njëjtën ditë është bombarduar një pikë ku gjendeshin ambulancat, në Maar Zejta të Maaret el-Numan. Në këtë sulm të paktën 4 personel mjekësore kanë humbur jetën.

Ndër shënjestrat edhe një spital lindjesh

Së fundmi gjatë ditës së sotme, avionë të regjimit të Asadit dhe rusë, kanë bombarduar një spital lindjesh në Kefer Teharim.

Ndërkohë edhe Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB), ka tërhequr vëmendjen për bombardimet ndaj spitaleve të ndodhura gjatë kohëve të fundit.

Nga ana tjetër Koordinatorët e Çështjeve Humanitare të Sirisë, kanë deklaruar se janë tmerruar për dëmin dhe krimet e bëra në mjekësi dhe personelin mjekësor.

“Është absolutisht e papranueshme të vritet dhe bombardohet personeli mjekësor i cili punon për të shpëtuar jetë njerëzish. Si rrjedhojë e sulmeve që ende vazhdojnë, shumë punonjës të shërbimit shëndetësor kanë humbur jetën, ndërsa mijëra njerëz janë privuar nga marrja e shërbimit mjekësor. Kjo është marrja nga duart e të drejtës më elementare. Kjo gjë duhet të marrë fund një moment e më parë”, thuhet në deklaratën e tyre me shkrim.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit