2.6 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Spiritualiteti. Tarik Ramadani

Më të lexuarat

Nga: Tarik Ramadan

Spiritualiteti. Tarik Ramadani

Tensionet intime dhe konfliktet e brendshme ( të cilat kundërshtojnë mendjen dhe trupin, apo e thënë në mënyrë më të rëndomtë, amigdalën dhe neo-korteksin) mund të rezultojnë në një humbje të rrezikshme të vetëkontrollit, apo edhe në ndonjë ndjesi çekuilibrimi dhe nervozizmi. Të njëjtën aspiratë  e gjejmë edhe në zemrën e predikimeve themelore të Hinduizmit, Taoizmit dhe Budizmit: dhe ne duhet që ti tejkalojmë konfliktet e brendshme dhe zhbalancimet që na bëjnë ne që të vuajmë dhe që na ndrydhin si ne ashtu edhe humanizmin tonë. Gjëndja e natyrshme e individit është që të jetë ‘në tension’ dhe të jetë e dyzuar mes kërkesave të një mendje të ndërgjegjshme që përpiqet që të jetë në lidhje me  kontrollin si dhe mes emocioneve dhe pasioneve që marrin kontrollin e mendjes, trupit dhe zemrës. Shërimi spiritual përfshin një kërkesë për harmoni të brendshme, analizë të vetvetes dhe vetë-çlirim. Kjo kredhje në ‘vetvete’ ka disa objektiva.
Ajo përfshin analizimin e vetvetes, duke u përpjekur për të distancuar vetet tona nga reagimet tona të menjëhershme duke u përpjekur të identifikojë, vëzhgojë dhe të mendojw rreth tyre, në mënyrë që të fitojë kontrollin e tyre. Ky ‘thellim në vetvete’ zbulon gjithashtu edhe thelbin e gjërave, të qënies në botë si dhe të qënurit e botës. Distancimi i vetveteve nga vetet tona në të njëjtën kohë përpiqet që të arrijë një depërtim të thellë dhe për këtë arsye është i lidhur me ngritjen e ndërgjegjies mbi dimensionin fizik të elementeve me një këndvështrim për kuptimin e kuptimeve të tyre metafizike si dhe vetë mbishkrimin e tyre brenda kozmosit.
Dialogu mes mikrokozmosit intim dhe kozmosit të pafundëm zbulon një dimension të tretë që hedh dritë mbi thelbin e shpirtit, inteligjencën e zemrës dhe kuptimin e vdekjes.  Zanafilla mund të jetë e gjatë dhe e vështirë, dhe fazat e këtyre predikimeve janë të lidhura ngushtësisht me kuptimin e vetes si dhe kontrollin mbi emocionet. Ky kuptim dhe vetëkontroll përfaqëson një etapë në rrugëtimin drejt kontrollit të brendshëm dhe më pas të transhedencës përfundimtare ( e cila i sjell të dyja si harmoninë dhe paqen ashtu si edhe vetë shkrirjen e vetes me të Tërën).
Kjo fazë përfundimtare mund të ketë edhe përmbajtjen dhe formën e një prirje emocionale, por kjo dispozitë është orientuar nga mendja e ndërgjegjshme, e edukuar nga arsyeja dhe e zotëruar dhe kapërcyer gjatë kësaj zanafille në qënie. Epoka jonë duket se na ka mashtruar ne duke na ngatërruar gjendje të caktuara emocionale me gjendjet spirituale: nuk mund të ekzistojë në të vërtetë spiritualitet pa emocion por, teksa emocionet tona mund të na kthehen në ‘objekte thjesht reaguese’ apo edhe në skllevër të cilëve u mungon vullneti i pushtetit dhe lirisë, spiritualiteti na kërkon ne që të bëhemi edhe njëherë subjekte të ndërgjegjshme, si dhe të kërkojmë kuptimin e të dyjave si momentin e menjëhershëm të impulsit ashtu si edhe ciklet e pafundme të fatit. Emocioni është ky dimension i subjektit, që shprehet në reagimin e menjëhershëm të qënies; spiritualiteti është ajo çka subjektet zbulojnë dhe shprehin nëpërmjet zotërimit të edukimit të asaj qënieje.
Filozofia e lashtë kishte të njëjtat ambicje. Dualizimi mendje-trup e grekëve, parashtronte ekzistencën objektive në dukje të së dyja agjencive, porse racionaliteti pas gjithë përvojës filozofike ishte përpjekja për ti pajtuar dhe harmonizuar ato. Shpirti, fryma ose arsyeja duhet të merrnin kontrollin e trupit si dhe makanizmin tonë të brendshme apo ‘kafshërinë’ në mënyrë që ti jepte qënies sonë qasje ndaj nivelit më të lartë të humanizmit të saj. Qënieja e cila ishte një skllav e pozicioneve të saj bëhet një ‘dashuruese e dijes’ ( e cila është kuptimi etimologjik i ‘ filozofit’), dhe që tërhiqet më pas nga e quajtura ‘Bukuri’. Të dyja si ‘bukuria’ fizike e cila mund të nënshtrojë instiktet, emocionet dhe trupin si dhe Bukuria metafizike që apelon ndaj mendjes, frymëzimit të brendshmë dhe shpirtit na mëson ne një leksion filozofik që është i ngjashëm me dhënien e jetës apo me thyerjen e zinxhirëve të dikujt.
Kjo përvojë individuale është po aq e thellë sa ajo e një individi i cili, në ‘alegorinë e shpellës’ e kthen vështrimin e tij larg nga pamjet valëvitëse që ai mund të shoh dhe e kupton natyrën e iluzioneve që e nënshtrojnë atë. Ai vendos që të çlirojë veten, për të kërkuar dritën, zjarrin dhe më pas diellin. Ai futet në vetvete, dhe më pas del nga vetja e tij. Ai ishte një i burgosur, porse tashmë ai është i lirë….edhe pse të gjithë të burgosurit, të cilët janë të mbytur në iluzionet e emocioneve spontane që i shtrëngojnë ato, e gjykojnë urtësinë e tij si të ishte çmenduria dhe burgu i tij.
Judaizmi, Krishtërimi dhe Islami e kanë kodifikuar gjithashtu kuptimin e kësaj përvoje të përbashkët spirituale. Ritet e tyre janë mjetet apo ushtrimet edukative që na nxisin ne që të rikthehemi tek vetja, tek ky pajtim dhe kjo kërkesë për harmoni. Shumë prej predikimet e tyre janë e njëta, porse ekzistojnë gjithashtu edhe dallime të mëdha mes tyre.
 
“Mëkati fillestar” i traditës së krishterë zbulon diçka rreth natyrës së qënieve njerëzore e cila nuk është shumë larg e larguar nga predikimet tradicionale të Hinduizmit dhe Budizmit, edhe pse ato nisen  nga premise shumë të ndryshme. Gjendja e tensionit të natyrshmëm dhe vuajtjet të cilat janë të dyja si parësore ashtu si edhe të së njëjtës substancë me qënien dhe ndërgjegjien në traditat Lindore duken se korrespondojnë me natyrën instiktive mëkatore të njeriut në traditën e Krishterë. Vuajtja dhe e keqja janë të dyja gjendjet nga e cila njeriu duhet të shpëtojë veten ose nëpërmjet zhdukjes së egos ose nëpërmjet shpëtimit, porse në të dyja rastet njeriu pritet që të zgjedhë në mënyrë të vetëdijshme analizmin e vetvetes ose vetë-zotërimin (pa marrë parasysh nëse hirësia është e mjaftueshme apo efikase).
Filozofia Sokratike bën të njëjtën kërkesë; ajo identifikon emocionet me trupin, dhe trupin me botën e shqisave, me të vërtetat relative dhe veçanërisht me zinxhirët e pasioneve. Tradita Islame është deridiku e ndryshme dhe mban këndvështrimin se trupi dhe ‘shpirti në trup’ (an-nafs) nuk kanë cilësi të brendshme, dhe se cilësitë e tyre varen nga se si e ndërgjegjshmja i përdor të dyja si trupin ashtu edhe shpirtin: trupi që ngazëllehet në seksualitet ndërsa mbetet i vërtetë ndaj etikës mund të shprehë një lutje, ashtu sikurse ai që mund të shprehë të keqen më ekstreme teksa tradhëton parimet e etikës.
Për më tepër, gjendja origjinale e njeriut është ajo e një qënieje që është natyrshëm e tërhequr nga elementi hyjnor e cila do të mund ti japë atij paqe.Është mbulimi i kësaj gjendje të natyrës që e tërheq zemrën nga thirrja fillestare duke krijuar kështu tensione dhe nervozizëm, dhe duke e bërë kështu zemrën të ‘sëmurë’ dhe në kërkim të një kure. Këtu nuk ka ndonjë përmendie të ‘rënies’ apo të nevojës për një Shpëtimtar në kuptimin e Krishterë. Tradita Islame flet për një vello që e rrethon zemrën dhe që kërkon një vetëdije.
Ashtu sikurse spiritualitetet Aziatike na mësojnë ne, ndërgjegjia e ka aftësinë për të çliruar vetveten. Konceptimi i njeriut është tejet i ndryshëm, porse predikimet spirituale dhe objektivat e zanafillës janë përfundimisht e njëjta: ne duhet të bëhemi të vetë-ndërgjegjshmëm, të identifikojmë dhe zotërojmë natyrën dhe pushtetin e emocioneve, dhe të gjejmë kështu harmoninë dhe një formë më të lartë të lirisë. Pavarësisht se ne mund të mendojmë kur ne përjetojmë emocione, liria nuk shtrihet në shprehjen spontane të efekteve, porse në zotësinë që çliron pjesën e ndërgjegjshme dhe racionale të qënies sonë. Ashtu sikurse ne e pamë teksa ne po diskutonim për muzikën, liria është produkt i disiplinës dhe zotësisë.
 
Shkencat bashkohore psikologjike-nga psikoanaliza në etno-psikoanalizë dhe bihevioralizëm- po përpiqen që të arrijnë objektiva të ngjashme: një dije vetjake, një ekuilibër të brendshëm, si dhe një autonomi dhe ndërgjegjësim të qënies për të qenë i sigurt si dhe për ti afruar siguri ‘subjekteve’ (përpos elementeve të pakontrollueshëm  që kanë qënë me ne për breza apo qysh prej fëmijërisë së hershme). Megjithatë, spiritualiteti nuk është thjesht një kërkesë për ekuilibër dhe liri:  kjo hyrje tek vetvetja, kjo trajtesë e konflikteve të brendshme apo kjo nxitje për menaxhimin racional dhe të arsyeshëm të emocioneve është e përcaktuar nga ‘kërkesa për thelbin’ të cilën ne e kemi përmendur tashmë.Emocioni është një reagim i programuar ndaj kuptimit të sinjaleve dhe stimujve, ndërsa tipari karakteristik i spiritualitetit është se është një zgjedhje, një vendim i lirë për të përcaktuar për dikë kuptimin e ekzistencës sonë, apo edhe të jetës, miqësive, dashurisë dhe kozmosit.Mendimtarët bashkohorë si André Comte-Sponville sygjerojnë se mund të jetë një gjë e tillë si një spiritualitet pa Zot (apo sekulare) që i referohet asnjë tradite spiritual dhe feje, dhe që duhet të jetë absolutisht ateiste. Edhe njëherë, qëllimet janë të njëjta: të jesh vetvetja, të jesh i arsyeshëm, të jesh i lirë dhe të zgjedhësh udhën tënde.

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit