1.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Spiritualisti që tronditi Oregonin, kundër Zotit dhe të krishterëve (Foto)

Më të lexuarat

Oregoni u trondit nga maskara e një dite më parë që ka si autor 26 vjeçarin Chris Harper Mercer. Ai vrau me gjakftohtësi 10 persona, deri në momentin kur u asgjesua nga policia.
Harper i deklaruar në rrjetet sociale si përkrahës i konservatorëve republikanë e ndërmorri aktin esktrem me një qëllim, t’u jepte një mesazh ndjekësve të besimeve fetare dhe sidomos atyre të krishterë.
U pramtoi se pas të shtënave ata do të ngjiteshin drejt Zotit. Harper një spiritualist që ishte fotografuar me armë ishte kundër religjoneve të organizuara, ai besonte në cilësitë shpirtërore të njeriut. Adhurues i armëve dhe sipas dëshmive edhe i organizatës irlandeze IRA.
Kur hyri në klasat e kolegjit i armatosur bërtiti që të gjithë të krishterët të ngriheshin në këmbë dhe më pas u dha goditjen fatale, duke i qëlluar për vdekje.
Zemërimi i tij me të krishterët është i pashpjegueshëm dhe ajo që po habit autoritetet është se Harper e kishte paralajmëruar masakrën në kolegjin e Oregonit.
“Disa prej jush janë në rregull. Mos shkoni në shkollë nesër nëse jetoni në verilindje. Ajo çka për të ndodhur do të merret vesh nëser në mëngjes. Përshëndetje space robots” shkruan Harper në mesazhin e tij. Ngjarje të tilla po përsëriten shpesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe pavarësisht thirrjes së presidentit Obama për të ashpërsuar ligjin për mbajtjen dhe përdorimin e armëve shkaku është më shumë se kaq.

Ky lajm është heshtur, ngase ai ska lidhje me Islamin dhe myslimanët. Ku janë mediat dhe portalet tona, të cilat nëse vrasësi nuk ka ngjyrë Islame dinë të informojnë vetëm sipërfaqësisht. Plako Islamofobi gjithandej!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit