E përjavshmja gjermane Spigel në shkrimin më të fundit ka bërë të ditur se amerikanët nuk u kushtojnë rëndësi ligjeve ndërkombëtare dhe shkelin të drejtat e njeriut.
Sipas Spigel, përgjimet informative të Amerikës përbëjnë sulm të madh digjital ndaj të drejtave të njeriut, ku vetëm OKB mund të ndalojë veprimet e tilla të Uashingtonit. Në këtë raport thuhet se Amerika nën emrin dhe me pretekstin e mbrojtjes nga siguria kombëtare përgjon miliona qytetarë të këtij vendi. Eduard Snouden, ish kontraktori i CIA-s amerikane dhe NSA ka bërë të ditur mbi përgjimet e qeverisë së Obamës.