1.5 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Spiegel: Ky është Vuçiç…

Më të lexuarat

Shkrimi kritik ndaj presidentit serb: Ja si e mendon veten ky njeri…

“Ai është, pa dyshim, një burrë shteti i madh. Presidenti i Serbisë është gati dy metra i gjatë. Vetëm në bisedë, Aleksandar Vuçiç ndonjëherë shtiret se është më i vogël se sa është (…) Presidenti e sheh veten si përfaqësues të të gjithë serbëve, përfshirë ata që jetojnë në Bosnje, Mal të Zi dhe Kosovë, si garantues i paqes në Ballkani Perëndimor, por kushdo që kupton serbisht, lexon mes rreshtave dhe ndjek agjitacionin e transmetuesve privatë besnikë ndaj regjimit, do të arrijë në një përfundim tjetër: le të themi se Vuçiç ka gjithçka që duhet për të qenë zjarrvënës”.

Kështu fillon një artikull shumë i gjerë me titull “Kukulla nga Beogradi”, i botuar në edicionin e shtypur të të përjavshmes Spiegel, shkruar nga gazetari Walter Mayer, transmeton Deutsche Welle në serbisht.

Autori kujton se “dhjetëra mijëra njerëz kanë protestuar kundër presidentit autokratik prej muajsh në Beograd dhe qytete të tjera të Serbisë”.

“Kursi i politikës së jashtme të kukullës së Beogradit është si të ecësh në një litar të hollë. Marrëdhëniet me Brukselin dhe Uashingtonin janë përmisuar, por ato me Pekinin dhe Moskën mbahen fort. Deri më sot, Beogradi nuk i është bashkuar sanksioneve kundër Rusisë. Në vend të kësaj, ngacmimi i opozitarëve rusë që ikën në Serbi po rritet”, thuhet në tekst.

Rolin qendror, shtohet, në përllogaritjet e tij e luan Kisha e fuqishme Ortodokse Serbe (KPS), e cila mban 15 milionë serbë ortodoksë në mbarë botën të ngërthyer në ndjenja fetare.

“Prandaj Vuçiç po fut në grackë klerin, i cili në vitet 1990 ishte i orientuar në mënyrë kritike ndaj despotit serb të madh Slobodan Millosheviç, kohë në të cilën Vuçiq shërbeu si ministër i Informacionit”.

 Në shkrimin e Walter Mayer, shkruhet gjithashtu se gjërat në rajon kanë dalë jashtë kontrollit kohët e fundit, me pyetjen nëse Moska po e përdor Vuçiçin si një mjet në përpjekje për të përhapur tension jashtë Ukrainës, në zemër të Evropës.

“Këtë e konfirmojnë sondazhet e vëllezërve ortodoksë rusë në Serbi. Megjithëse vendi ballkanik ka negociuar me Brukselin për gati dhjetë vjet, më shumë se gjysma e qytetarëve do të votonin kundër anëtarësimit në BE në një referendum ku 45 për qind e të më të mirë botëror. Ai ndiqet – në një distancë të konsiderueshme – nga kreu i shtetit kinez, Xi Jinping”.

Thuhet gjithashtu se sa herë që ai është nën presion të brendshëm politik, Vuçiç “duket se i lëshon mbështetësit e tij të dhunshëm në veri të Kosovës, i cili është i populluar kryesisht nga serbët”.

“Kosova është një nyje gordiane në strukturën e Evropës dhe atuja e Vuçiçit në pokerin për pushtet dhe rol në Ballkan. “Legjionet e diplomatëve të lartë në emër të Brukselit apo Uashingtonit nuk arritën ta zgjidhin këtë problem dhe Vuçiç nuk mendon të heqë dorë nga roli i tij negociues për një çmim”, shkruan Spiegel.

Kur bëhet fjalë për Bosnjen, Spiegel shkruan se “me bekimin e Vuçiqit, mohimi i gjenocidit në Srebrenicë u bë institucional”.

“Ideologjia e Serbisë së Madhe është e gjallë, ajo sapo ndryshoi emrin e saj dhe tani quhet ‘Bota Serbe’,” citon revista gjermane fjalët e Hasan Hasanoviçit, i cili i mbijetoi gjenocidit të Srebrenicës.

Ai thotë se “ai që e mohon gjenocidin mohon edhe se pas asaj vrasje masive qëndron shteti serb dhe institucionet e tij”. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit