10.5 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Spasovski konfirmon informatat për Grujevskin dhe Boshkovskin

Më të lexuarat

Dyshja e pandashme e policisë sekrete Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski kanë pasur logjistikë nga Maqedonia, derisa kanë qenë në arrati. Informacionin e publikuar dje në Alsat M, sot e konfirmoi Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski, në intervistë për emisionin 360 Gradë. MPB-ja Informacionet për vendndodhjen e dy të arratisurve e ka marrë nga disa njerëz, ndërsa ka pasur edhe bashkëpunim me shërbimet e vendeve fqinje.

Ky është një aksion që e bëmë në rajon, u përfshin më shumë shërbime dhe njohuritë që i kishim nga më parë rezultuan me realizim të suksesshëm të këtij aksioni. Për ne si shtet në këtë moment është e rëndësishme të sigurohet drejtësi për të gjithë në Maqedoni. Pikërisht nga ky aspekt një detyrë kryesore dhe objektiv i MPB-së, ishte ti përfshijë të gjitha kapacitetet e mundshme, ti gjejmë ku janë ata, së bashku kolektivisht nëpërmjet bashkëpunimit rajonal që e kemi, të sigurojmë informacione për ta – dekalroi Oliver Spasovski, Ministër i Brendshëm.

Tani për tani mbetet e panjohur si Grujevski dhe Boshkovski e kanë kaluar kufirin me Greqinë, për shkak se për ata kishte të lëshuar urdhër arresti nga Interpoli. Ata kanë siguruar pasaporta false.

Goran Grujevski ka ndryshuar emrin në Hristo Ivanov dhe Nikolla Boshkovski në Nexhbi Hasan.

Ata u arrestuan në aeroportin e Selanikut, prej ku është dashur të fluturojnë për në Budapest, ndërsa atje është dashur ti presë Aleksandar Vasilevski-Ninxha dhe Nikolla Mitrevski-Koljo, të cilët LSDM I theksoi si organizatorë të ngjarjeve të përgjakshme në Kuvend në muajin Prill.

Sipas informacioneve të mediave greke, ata mund të përballen atje me procedurë ligjore, shkaku i posedimit të pasaportave të rreme. Tashmë u është shqiptuar masa e paraburgimit. Ata te autoritetet Greke kanë kërkuar që të mos ekstradohen në Maqedoni, sepse kanë frikë për jetën e tyre.

Qeveria nuk pranoi të komentojë akuzat e Grujevskit dhe Boshkovskit se policia nën kontrollin e LSDM-së ka kryer presion të madh mbi ata. Nga Qeveria presin që ata të dorëzohen këtu.

“Pritjet janë se do të respektohen të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare dhe standardet ndërkombëtare për raste të tilla, në procedurë të rregullt dhe afat të paraparë – tha Mile Boshnjakovski, zëdhënës i Qeverisë.

Ministria e Drejtësisë sot do të dërgojë kërkesë në Gjykatën e Apelit, për të siguruar aktakuzë kundër Boshkovskit dhe Grujevskit, që është e nevojshme që të kompletohen dokumentet e nevojshme për ekstradimin e tyre. Megjithatë, mbetet një dilemë se cila gjykatë duhet ta sigurojë këtë, duke pasur parasysh se gjykatat mund ta transferojnë përgjegjësinë. Aktakuza është në Gjykatën themelore Shkupi 1, ndërsa pas ankesave për paraburgim, si dhe vendimin për paraburgim, e miratoi gjykata e apelit. Grujevski dhe Boshkovski janë çelësi përmes të cilit Specialja duhet të konstatojë, se kush qëndron pas përgjimit të paligjshëm në vend.

Që të dy akuzohen në rastet “Fortesa” dhe “Target”, së bashku me ish-shefin e policisë sekrete Sasho Mijallkov.

Bojan Stojanovski

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit