9 C
Pristina
Sunday, May 12, 2024

Ozil u thotë shokëve të skuadrës: Do transferohem tek Man United

Më të lexuarat

“Mesut Ozil i ka thënë shokëve të tij në Arsenal se ai do të nënshkruajë për Manchester United”.
Ky është titulli bombastik i tabloidit britanik “The SUN”, e cila raporton se Ozil në fund të sezonit do të largohet nga “topçinjtë”.
Mesfushori i Gjermanisë është jashtë kontratës në fund të sezonit dhe mund të largohet me parametra zero, por Arsene Wenger pranoi publikisht javën e kaluar që mund ta shesin lojtarin në janar.
Trajneri i United, Jose Mourinho, ka pranuar publikisht se ai konsideron Ozilin si 10-shin më të mirë në botë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit