1.8 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Spasovski dhe Osmani me qëndrime të ndryshme nëse BFI duhet t’i hapë xhamitë?

Më të lexuarat

Qëndrime të ndryshme në Qeveri për të kufizuar punën dhe tubimet e bashkësive fetare pas vendimit të djeshëm të Bashkësisë Fetare Islame më 12 maj për hapjen e xhamive për për besimtarët, por edhe pas litanisë masive të Kishës Ortodokse Maqedonase dy ditë më parë në Strugë për Ditën e Shën Gjergjit informon TetovaSot.

Kryeministri teknik Oliver Spasovski i kërkoi BFI -së që të rishqyrtojë vendimin, por edhe Kisha Ortodokse Maqedonase të veprojë, siç tha ai, me përgjegjësi.

Lidhur me hapjen e xhamive, pra miratimin e vendimit të BFI-së , unë shpreha qëndrimin tim se të gjitha bashkësitë fetare duhet që ata të respektojnë vendimet e marra nga Qeveria dhe nuk ka asnjë organizatë qoftë fetare, politike, individuale që nuk duhet respektojë vendimet,për shkak se këto vendime nuk janë për arsye politike, por janë vendime që nënkuptojnë mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve. “Unë i nxis ata të rishqyrtojnë vendimin e tyre në drejtim të hapjes së ndërtesave ose objekteve fetare, por gjithashtu kërkoj nga Kisha Ortodokse Maqedonase që ta marrin seriozisht sepse ajo ka bërë një seri lëshimesh në të kaluarën,” tha Spasovski përcjellë TetovaSot.

Nga ana tjetër, Zëvendës Kryeministri për Çështje Evropiane dhe Koordinatori i Shtabit të Krizave, Bujar Osmani, beson se vendimi i BFI -së duhet të mbetet. Sipas Osmanit pengimi i zakoneve fetare është antikushtetues.
“Ne biseduam dje për përgatitjen e një sërë masash që duhet të zbatohen. Ata janë të gatshëm për të gjitha masat që do të japim në lidhje me mbajtjen e një distance të mjaftueshme dhe masa të caktuara për mbrojtje personale, pra besimtarët t’i respektojnë kur kryejnë ritet fetare. “Ne kemi një vendim të përgjithshëm për të parandaluar tubimet dhe grupimet, një dekret me forcë juridike, por nuk kemi asnjë të drejtë kushtetuese të ndërhyjmë në vendimet e bashkësive fetare,” tha Osmani.
Kryeministri i ,Maqedonisë së Veriut Spasovski në ndërkohë kërkoi pas rastit të Strugës dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm Naçe Çulev si një akt moral.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit