1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Spasovski bën thirrje për respektim dhe solidaritet me rastin e fillimit të Ramazanit

Më të lexuarat

Kryeministri Oliver Spasovski, me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit, dërgoi letër te Bashkësia Fetare Islame dhe te Res ulema, Haxhi Sulejman efendi Rexhepi, dhe te anëtarët e Riaseti, si dhe te të gjithë besimtarët mysliman në Republikën e Maqedonisë së Veriut, përcjell GazetaExpress.

“Në këto momente të rënda, të cilat në nivel botëror i solli kjo pandemi dhe kriza ekonomike shëndetësore e shkaktuar nga koronavirusi KOVID-19, pikërisht parimet e respektit dhe solidaritetit, janë më të domosdoshme se kurrë më parë. Muaji i shenjtë i Ramazanit është muaj në të cilin kujdesemi për të tjerët, para se gjithash për të dobëtit dhe të pafuqishmit, si dhe për të moshuarit tanë, të cilët përfaqësojnë kujtesën dhe mençurinë e komunitetit tonë, shkruan kryeministri Spasovski në urimin me rastin e Muajit të shenjtë të Ramazanit”, citohet në letrën e kryeministrit.

Spasovski thekson se në muajin e shenjtë të agjërimit, përballë tundimeve, përmes mohimit dhe qëndrueshmërisë tregohet edhe kujdes më i lartë për të tjerët, dhe porosit se këtë vit duhet të pranohet se ditët e Ramazanit duhet të kalohen me rrethin më të ngushtë të familjes, dhe në atë mënyrë ta mbrojmë shëndetin e familjarëve dhe fqinjve tanë, por edhe shëndetin tonë.

“Në muajin më të lumtur dhe më fisnik për myslimanët dhe në frymën e dashurisë, durimit, bujarisë dhe vetëmohimit, të përballemi me sfidat dhe t’i zbusim pasojat e shkaktuara nga koronavirusi”, thotë në urimin me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit kryeministri Spasovski, me dëshira që ditët e Ramazanit besimtarët t’i kalojnë në rehati nëpër shtëpitë e tyre, në shëndet të mirë dhe fuqi shpirtërore.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit