-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Spanjë, 11 persona kryejnë vetëvrasje çdo ditë

Më të lexuarat

Ministrja e Shëndetësisë, Darias tha se vetëvrasjet, të cilat janë përkeqësuar nga epidemia dhe kriza ekonomike, janë një “kërcënim i heshtur” për shoqërinë dhe duhen kapërcyer

Ministria e Shëndetësisë në Spanjë ka krijuar një linjë telefonike pa pagesë për të parandaluar vetëvrasjet, të cilat janë në rritje vitet e fundit, raporton Anadolu Agency (AA).

Në Spanjë, mesatarisht 11 persona kryejnë vetëvrasje në ditë.

“Ishte e nevojshme të kalonim nga heshtja në debat, nga debati në veprim dhe kjo është linja e parë e veprimit. Incidentet e vetëvrasjeve janë një dramë e fshehur që duhet kapërcyer”, tha ministrja e Shëndetësisë, Carolina Darias.

Ajo theksoi se vetëvrasjet, të cilat janë përkeqësuar nga epidemia dhe kriza ekonomike, janë një “kërcënim i heshtur” për shoqërinë dhe duhen kapërcyer.

“Në Spanjë, 220 persona tentojnë të bëjnë vetëvrasje çdo ditë dhe 11 prej tyre ia dalin. Ka pasur një rritje prej 7.5 për qind krahasuar me një vit më parë”, theksoi Darias.

Është bërë e ditur se psikologë profesionistë do të punojnë në linjat telefonike për parandalimin e vetëvrasjeve, të cilat do të funksionojnë 24 orë në shtatë ditë në javë.

Në Spanjë, 3.941 persona kryen vetëvrasje në vitin 2020 ndërsa 300 ishin midis 14 dhe 29-vjeç.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit