-2.4 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Spanja pritet ta njohë pavarësinë e Palestinës, reagon ashpër Izraeli

Më të lexuarat

Lidhur me deklaratën e kryeministrit spanjoll, Pedro Sanchez, i cili bëri të ditur se ky vend mund të njohë shtetin e Palestinës, është shprehur edhe ministri i Jashtëm i Izraelit, Eli Cohen, i cili e ka dënuar këtë deklaratë të spanjollit.

Ministria e Punëve të Jashtme të Izraelit thirri ambasadorët e Spanjës dhe Belgjikës për shkak të deklaratave të Sanchezit dhe De Croos në Egjipt.

“Pas fjalëve të kryeministrave spanjollë dhe belg, ministri i Jashtëm, Eli Cohen, ka urdhëruar që të ftohen për bisedë ambasadorët e të dyja vendeve”, njoftoi ministria izraelite.

Gjithashtu mesazhin e ka dërguar edhe vetë Cohen, raporton thetimesofisrael.

“Ne dënojmë deklaratat e krerëve të qeverive të Spanjës dhe Belgjikës që mbështesin terrorizmin”, tha ai.

Për këto deklarata foli edhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ku ka pohuar se “kryeministrat spanjoll dhe belg nuk e konsideruan Hamasin plotësisht përgjegjës për krimet kundër njerëzimit që ata kryen – masakrën e qytetarëve izraelitë dhe përdorimin e palestinezëve si mburoja njerëzore”.

Ndryshe, Spanja pritet që ta njoh pavarësinë e shtetit palestinez pavarësisht faktit që një gjë të tillë nuk e përkrah aktualisht Bashkimi Evropian. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit