-1.6 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Spahiu: Rindërtimi i xhamisë te ura e Ibrit nuk është paraparë

Më të lexuarat

Publicisti nga Mitrovica, Nexhmedin Spahiu, ka thënë në Info Magazine të Klan Kosovës se në planin për rivitalizimin e Urës mbi lumin Ibër nuk është paraparë askund që të rindërtohet xhamia e djegur gjatë luftës.

“Ku është paraparë që të ndërtohet xhamia?”, ka pyetur me retorikë Spahiu, duke u vetpërgjigjur se nuk ekziston askund plani për xhaminë.

“Përkundrazi, jo vetëm që trualli cenohet me terrene sportive, por një pjesë territorit të xhamisë cenohet me rrethrrotullim”, tha ai në Klan Kosova.

“Ajo është një xhami që ka ekzistuar dhe për t’u ndërtuar ajo përsëri s’ka nevojë për leje. Por xhamia me planin e ri për rivitalizim nuk është paraparë fare të ndërtohet aty”.

Spahiu është i bindur se nga ndërtimi i asaj xhamie varet shumë e ardhmja e komuniteteve në Mitrovicë.

“Qëllimi jonë është të integrohemi, por i Beogradit është për të krijuar barrierë, dhe ndërtimi i xhamisë aty, ose jo, tregon se a do të ketë integrim, apo barrierë. Nëse ndërtohet aty xhami, atëherë thyhet barriera psikologjike, por nëse nuk ndërtohet barriera vetëm trashet”.

Spahiu, përkundër garancive të dhëna nga kryetari i Komunës së Mitrovicës Jugore, Agim Bahtiri, se trualli i xhamisë nuk është prekur dhe nuk do të preket asnjëherë, përsëri nuk është bindur.

Analisti thotë se dëmi tashmë veç është bërë kur është vendosur që në atë pjesë të ndërtohen fusha të basketbollit e tenisit.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit