“Vendet evropiane, të cilat kanë marrëdhënie me organizatat terroriste si PKK, DHKP-C, FETO mendojnë se ‘si mund ta dëmtojmë Turqinë nëpërmjet këtyre organizatave'”, deklaroi ministri i Brendshëm, Suleyman Soylu.
Ministri i Brendshëm, Suleyman Soylu deklaroi se vendet evropiane çdoherë kanë përkrahur organizatat terroriste të cilat i përdorën si kartë kundër Turqisë.
I ndodhur për vizitë në qytetin Bayburt, ministri Soylu tha se vendet evropiane, të cilat kanë marrëdhënie me organizatat terroriste si PKK, DHKP-C, FETO mendojnë se “si mund ta dëmtojmë Turqinë nëpërmjet këtyre organizatave”.
Duke e bërë të ditur se gjatë ditëve të fundit bëhen përpjekje për të shkaktuar trazira të reja, Soylu tha: “Çfarë thonë? Në Turqi zhvillojmë hetime ndaj kompanive gjermane. Ne nuk jemi duke bërë hetime të tilla, jemi një popull i drejt. Ata të cilët i besuan parat e tyre tek ne, që bëjnë investime, sigurojnë punësime për qytetarët tanë, ne nuk i bëjmë padrejtë. Kjo është e qartë”.
Ministri i Brendshëm gjithashtu tha se vendet evropiane bëjnë përpjekje për ta futur Turqinë në rrethin e zjarrtë, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Prej nga vjen ky armatim i PKK-së? Nga vendet që ne i njohim si miq. Javën e kaluar ata u takuan matanë kufirit dhe bënë plane të reja. Mendojnë se ne nuk dimë dhe nuk kuptojmë. Ata tregojnë përralla tjera botës. Pa marr parasysh se çfarë bëjnë, sikur ti përdorin të gjitha organizatat terroriste qoftë DAESH, qoftë FETO, qoftë PKK, madje edhe DHKP-C, le të dinë se nuk do të mund ta mundin vullnetin e këtij populli. Ne do ti arrijmë objektivat tona”.