Sot do të bëhet tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike dhe kandidatëve në fletëvotimet e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarë në komunat veriore.
Tërheqja e shortit bëhet në sallën e mbledhjeve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Pjesëmarrës në këto zgjedhje do të jenë tri subjekte politike, PDK, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Serbe.
Zgjedhjet e 19 majit do të mbahen në Mitrovicën e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.