Pas ndërprerjes së mbrëmjes që lamë pas, sot në Maqedoninë e Veriut sërish do të vlejë ndalesa e lëvizjes – ora policore.
Sonte, ora policore do të fillojë në ora 21:00 dhe do të mbarojë në ora 05:00 të ditës së nesërme.
Në këtë kohëzgjatje, ndalesa e lëvizjes do të vlejë deri në festën fetare, Bajramit të Ramazanit.
Sipas vendimit të Qeverisë, ndalesë të lëvizjes nuk do të ketë në mbrëmjen mes datave 12 dhe 13 maj.
/zhurnal.mk/