-4.3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Sot mblidhet për herë të parë Kuvendi i Shqipërisë pas zgjedhjeve të 25 prillit

Më të lexuarat

Duke filluar nga ora 10:00, sot do të mblidhet Kuvendi i Shqipërisë, hera e parë kjo pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Seanca do të nisë nën drejtimin e kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe në të do të shqyrtohen disa projekt-ligje të kthyera nga presidenti Ilir Meta.

Në rendin e ditës =nuk është parashikuar çështja e shkarkimit të Metës por kjo nuk e përjashton që të futet në rend të ditës nga seanca plenare.

Kjo është hera e dytë që shumica parlamentare do të nisë procedurat për shkarkimin e Ilir Metës nga posti i presidentit. Herën e parë, gjithçka nisi për shkak të ç’dekretimit të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019.

Sot, kjo procedurë ka nisur pas përfshirjes së tij në fushatë në shkelje të Kushtetutës.

Kujtojmë se mandati i deputetëve aktualë në Kuvendit të Shqipërisë, përfundon në muajin shtator, kohë në të cilën pritet që të bëhet edhe betimi i ligjvënësve të rinj. /TCH/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit