-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Sot është festa me e madhe e popullit tim pagan dhe për këtë kam argument

Më të lexuarat

Kreshnik Osmani

Dekada me pare shkon nje besimtar tek Hafiz Dalliu (rahmet i paste shpirti) dhe i thote:

“Hafiz efeni, shqiptaret po dalin prej dinit te islomit (prej fese)”.
Hafizi buzeqeshi dhe thërriti kamarierin qe i sherbente hoxhallareve me kafe e çaj per 30 vjet rresht dhe i thote ketij te shqetesuarit: “hapi syte e veshet tani dhe degjo!”
Hafizi e pyet çajxhiun dhe i thote: “Te keqen baba, a i trego babes kush osht pejgamberi i myslimonve?!
Çajxhiu i pergjigjet: “hazreti Ademi eshte hafiz efeni”. Mire t’keqen baba i thote hafizi mund te shkosh.
Pasi shkoi çajxhiu, hafizi i drejtohet ketij te shqetesuarit dhe i thote:
“E degjove çajxhiun?! Ka tridhjete vjet qe i sherben hoxhallareve kafe e çaj nuk di kush eshte pejgameri myslimonve”.
Tani t’keqen baba -vijon hafizi- ik se e ruan vete Perenia fenë e vet nuk e ka lone ne dore te ketyre. Shqiptaret t’keqen baba nuk kane hy akoma ne fe, keshtu qe nje gjo qi s’ka hy s’ka si me dale lum baba!”

Me kete perle te hafizit bindem se populli im i dashur e ka shume te veshtire te ambjentohet me Krisht e me Muhamed. Disa besojne, por pjesa me e madhe ben sikur, perndryshe nuk mund te ishin kaq pehlivane dhe hileqare te medhenj. Madje po te hysh ne analiza te thella do te gjesh se kurthet dhe intrigat me te tmerrshme, urrejtja, smira, xhelozia, mashtrimi, berrylet, kollaret, konkurenca, dalldia, ushtrohen paradoksalisht tek rrethet e atyre qe shiten si besimtare te medhenj. E nderrojnë fenë per dokumenta. E nderrojne per toka. E nderrojne dhe e shesin fene per karrieren. E nderrojne per para. E nderrojne dhe e shesin per rrogen. E nderrojne dhe e shesin fene per buken e kalamojve. E nderrojne apo e shesin per t’u bere te famshem. Nese trendy eshte ateist shpallen ateiste. Nese eshte trendy i krishter behen te krishtere. Nese eshte protestant behen protestante. Kur ishte trendy i turkut u bene muslimane e keshtu me radhe. Pra ne thelb ky popull eshte pagan dhe ndoshta per nevoja gjeopolitike apo ekzistenciale e ka dredhur kete historine e fese ku ka preferuar te behet pergjithesisht me fene e te fortit. Shqiptaret po festojne sot festen e tyre te vertete dhe nuk ka asgje per t’u habitur.

Ju bofshin mire ballokumet populli im i dashur pagan. Zoti na kthefte te gjitheve kah e mbara dhe dite me te bardha ardhshin per ne, nje prej popujve me te hutuar ne bote!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit