3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Sony dëshiron prodhimin masiv të televizorëve OLED

Më të lexuarat

Sony sipas pohimeve është në bisedime me kompaninë tajvaneze AU Optronics në lidhje me prodhimin e përbashkët të televizorëve të bazuar në ekranet OLED, thuhet në raportin e gazetës japoneze Yomiuri Shimbun.

Sony dhe AU Optronics kanë refuzuar të komentojnë këto pohime të cilat vijnë jo shumë kohë pasi që CEO i ri i Sonyt, Kayuz Hirai, publikoi se kompania mbetet e hapur për bashkëpunim në teknologjitë e reja të televizorëve.

Në të vërtetë, qysh gjatë vitit 2007 Sony filloi me shitjen e televizorëve OLED, por më vonë ndërpreu prodhimin për shkak të kërkesës së dobët dhe ridrejtoi fokusin drejt televizorëve 3D. Kështu që tani nëse dëshiron të kyçet prapë në garë me konkurrentët korean të cilët tashmë kanë paraqitur OLED televizorët 55-inçësh, Sony ose duhet të investoj në fabrikën e vet e cila do të bëjë prodhimin masiv të televizorëve OLED, ose të kërkoj partnerë me të cilët do të prodhonte ekranet e këtillë.

Përveç në televizorët OLED, Sony sipas pohimeve në mënyrë intensive po punon edhe në televizorët me rezolucion të lartë (4K), si dhe në teknologjinë crystal LED, e cila ngjashëm me OLED-in nuk ka nevojë për ndriçim nga prapavija dhe ofron ngjyra më të begata si dhe kontrastin më të mirë në krahasim me LCD-të klasik. /telegrafi/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit