3.4 C
Pristina
Tuesday, December 3, 2024

Sonja Biserko: E gjithë historia serbe është një gënjeshtër e madhe

Më të lexuarat

Sonja Biserko, Presidente e Komitetit të Helsinkit të Serbisë, ka deklaruar për revistën kroate “Vijenac”, se e gjithë historia e Serbisë është “një gënjeshtër e madhe”

“Serbia nuk ka qasje të vërtetë ndaj një pjese të historisë së saj që lidhet me Perandorinë Osmane. Nga injoranca e fakteve ka krijuar mitin për Kosovën, për heroizmin serb dhe mbretërinë qiellore. E gjithë historia e Serbisë është një gënjeshtër e madhe”, ka deklaruar Sonja Biserko gjatë një interviste të gjerë.

Ajo edhe ka përsëritur se serbët ishin përgatitur për luftë kundër kroatëve që nga vdekja e Titos.

Përndryshe, Fakulteti Juridik në Beograd ka qenë një prej shtyllave të projektit të madh serb, ku nga aty janë definuar gjitha përpjekjet politike të Millosheviqit, nga aty të flitej për të drejtën e serbëve për revoltë, duke mohuar republikat ekzistuese jugosllave, kurse argumentet e tyre janë përdorur në tekstet e botuara në libra dhe gazeta. Dhe memorandumi i Akademisë Serbe të Shkencave është një prej atyre dokumenteve. Ata të gjithë pretendonin se duhet riorganizuar Jugosllavia, me qëllim që serbët të kapin dhe të marrin territorin e tyre etnik”, ka deklaruar Biserko.

Ajo gjithashtu ka folur për fjalimin e ministrit Aleksandar Vulin në Jadovno, duke e etiketuar atë si “altoparlant të Vuçiqit”.

A mundet Serbia të presë normalizim të marrëdhënieve me Kroacinë, nëse Gotovinën e shpallin ustash, derisa Stepincen famullitar të ustashëve? Kjo do të thoshte se secili kroat është ustash”, ka përfunduar Biserko./Illyria

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit