Fadil Maloku
1. Sondazhet “made in Kosova”, janë duke tentuar të përdorën si mjet propagande dhe si formë presioni, në adresa të gabuara, nga ana e disa partive politike. Themi kështu, ngase, sondazhet e fundit…nuk po lënë përshtypje se po bëhen për qëllime animimi dhe senzibilizimi për ofertat e tyre! Pastaj, sondazhet e tilla, çka është më interesant, nuk i dedikohen ekektoratit të vetë, apo publikut të gjerë, por, subjekteve tjera kunkurruese, duke dashur kështu përmes “alibisë” makiaveliste të sondazhomanisë të demonstrojnë “rritjen” e tyre enorme!
2.Duke harruar kështu, që të njejtit elektorat (publik) nuk i bëjnë aq shumë përshtypje “kauzat” e zbehta të; asociacionit, e demarkacionit, por, kauzat; sociale të nepërkëmbjes së dinjitetit, papunësisë, korrupsionit, e sidomos varfërisë së pahetueshme! Që është një gabim iQËLLIMSHËM dhe i PËRSËRITSHËM;10 ditë më parë Hipokrizia e LDK-s, brira s’ka?
2.1. I qëllimshëm, sepse mesazhi i këtyre sondazheve të porositura partiake të punuara tejet jo profesionalisht (paramendone sondazh me 1600€!), e tejet jo shkencorisht (nuk përfillen kriteret elementare shkencore) po shihet që nuk kanë për qëllim detektimin dhe skanimin e problemeve reale, pra, problemeve boshtë të kësaj shoqërie…!
2.2. I përsëritshëm, ngase, këto sondazhe aludohet apo synojnë kinse ta “demoralizojnë” subjektin kundërshtar, ndërkaq, me gjitha këto të meta arrijnë kundërefekte! Sepse, duke dërguar mesazhe bllofi tek kundërshtarët e vetë ideologjik, apo politik, vetëm sa e rimobilizon atë! Duken shumê fëmijërore puna e tyre intencave…
3. Sondazhet e mirëfillëta sociologjike, partitë serioze politike nuk ia “reklamojnë” as kundërshtarëve të vetë politikë – përkatësisht ideologjik, e as elektoratit, përkatësisht publikut të gjerë, por, e bëjnë për konsum të btendshëm partiak. Janë shumë arsye, se përse veprohet kështu;
3.1.Nuk dëshirojnë të zbulojnë fare as potencën, e as fuqinë e ndikimit real në publik, shkaku i mistifikimit dhe konzervimit të kësaj fuqie e ndikimi…
3.2. Dëshirojnë që vetëm ata ta posedojnë “fotografimin” e gjendjes reale, në mënyrë qē saktësisht strategët partiak të din të ndërmarrin hapat preventiv…
3.3. Por, edhe shkaku se sondazhet (sado profesionale dhe shkencore) janë vetëm një “selfie” momentale e disponimit të publikut, për një proces, dukuri apo fenomen social, politik, ekonomik, etj. e jo një përgjigje e sigurt për rejtingun e një subjekti politik.