3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Sondazhi: ç’mendojnë izraelitët për sulmet në Rripin e Gazës?

Më të lexuarat

Një sondazh i fundit zbuloi se shumica dërrmuese e izraelitëve mbështesin idenë e vazhdimit të sulmit në Rripin e Gazës të bllokuar, i cili ka vrarë të paktën 230 njerëz që nga 10 maji, duke përfshirë 65 fëmijë dhe 39 gra.

Sondazhi u krye nga televizioni izraelit Kanal 12, ku 72 përqind e të anketuarve thanë se ishin kundër një armëpushimi dhe mbështesnin vazhdimin e sulmit në Gaza.

Vetëm 24 përqind e izraelitëve të anketuar thanë se mbështesin një armëpushim dhe kjo përqindje bie në 22 përqind në Izraelin jugor.

Duke cituar burime të paemërta, media izraelite njoftoi se pritet një progres i rëndësishëm në 24 orët e ardhshme në negociatat për vendosjen e një armëpushimi në Gaza.

Tensionet në Lindjen e Mesme shpërthyen gjatë Ramazanit pasi forcat izraelite kryen sulme ndaj besimtarëve në Al-Aqsa. Shkallëzimi i tensioneve u shkaktua nga vendimi i autoriteteve izraelite për dëbimin e familjeve palestineze nga lagja Sheikh Jarrah.

Ministria Palestineze e Shëndetësisë në Gaza tha të paktën 230 njerëz, përfshirë të paktën 65 fëmijë dhe 39 gra, ishin vrarë në sulmet izraelite që nga 10 maji.

Të paktën 1,620 njerëz u plagosën në sulmet dhe objektivat ishin objektet shëndetësore, qendrat e medias dhe ndërtesat e apartamenteve. Të paktën 75,000 njerëz janë zhvendosur me forcë nga sulmet. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit