3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Sondazh: 56% e izraelitëve pro formimit të qeverisë së unitetit kombëtar

Më të lexuarat

Të dhënat e sondazhit treguan se partia Likud e kryeministrit Benjamin Netanyahu mund të fitonte 24 vende në Knesset (parlament) nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot.

Një sondazh i ri tregoi se 56 për qind e izraelitëve mbështesin formimin e një qeverie të unitetit kombëtar që do të punonte për të siguruar kthimin e pengjeve nga Gaza dhe për të caktuar një datë për zgjedhjet parlamentare, raporton gazeta Maariv.

Megjithatë, 22 për qind e të anketuarve e kundërshtuan këtë ide, kurse 22 qind u deklaruan të pavendosur.

Sondazhi, i kryer nga Instituti privat Lazar, përfshiu 503 izraelitë, me një marzh gabimi prej 4,4 për qind.

Izraeli ka vrarë më shumë se 41.100 palestinezë në Gaza që kur Hamasi realizoi sulmin ndërkufitar tetorin e kaluar, i cili mori 1.200 jetë dhe rreth 250 të tjerë u morën peng. Rreth 101 robër besohet se janë ende në enklavën e rrethuar. Negociatat për t’i dhënë fund konfliktit vazhdojnë përmes ndërmjetësve të ShBA-së, Katarit dhe Egjiptit.

Në atë që e përditshmja e përshkroi si “rezultate befasuese”, sondazhi tha gjithashtu se partia Likud e kryeministrit Benjamin Netanyahu mund të fitonte 24 vende në Knesset (parlament) nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot.

/trt/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit