Duke vlerësuar ndihmat humanitare të Turqisë dhe Katarit ndaj zonave të prekura nga përmbytjet pas shirave të fuqishme muajin e kaluar zëvendëskryeministri Culid tha: “Populli somalez do ti rikujtojë gjithmonë ata që i kanë zgjatur atij dorën e ndihmës në kohët e krizave”.
Culid tha se qeveria do të bëjë përpjekje për rindërtimin e rajoneve që janë dëmtuar duke komunikuar edhe me partnerët e programit të tyre të zhvillimit.
Kurse Mohammed Abdi, kryebashkiaku i qytetit Hirshabili, një nga zonat më të prekura, tha se përmbytjet kanë shkaktuar dëme të mëdha në zonë dhe se infrastruktura është shkatërruar pothuajse tërësisht.
Abdi falënderoi Agjencinë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA),Gjysmëhënën e Kuqe Turke dhe Fondacionin e Katarit (Qatar Charity) për ndihmat që kanë dërguar për të prekurit nga fatkeqësia natyrore.
Reshjet e shumta në fund të prillit shkaktuan përmbytje në qytete të ndryshme të Somalisë me pasojë dhjetëra-mijëra njerëz të dëmtuar dhe shumë të tjerë të detyruar të braktisin shtëpitë e tyre.
TIKA, Gjysmëhëna e Kuqe Turke dhe Fondacioni i Katarit kishin dërguar ndihma me ushqime dhe materiale për strehim për të prekurit nga përmbytjet në Somali.