7.3 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Sociologu shpjegon se pse një profet pranoi kërkesën e Zotit për ta sakrifikuar fëmijën

Më të lexuarat

Profesori i Sociologjisë në Universitetin e Prishtinës, Ardian Gola, në një shkrim në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, ka treguar se arsyet pse profeti Ibrahim pranoi që ta sakrifikojë fëmijën e tij me kërkesë të Zotit dhe cili është mesazhi i kësaj feste.

Shkrimi i plotë:

Vendosmëria e profetit Ibrahim për të sakrifikuar fëmijën e tij, pasi që Zoti i kishte kërkuar diçka të tillë, paraqet një simbolikë shumë domethënëse. Ajo përçon mesazhin e fuqishëm, sipas të cilit secili prej nesh duhet të kemi qëllime të cilat tejkalojnë veten tonë dhe janë mbi veten tonë.

Është e vërtete se ne jemi qenie individuale, në lindje dhe në vdekje, por s’mund të zhvillohemi dhe të përmbushemi si qenie individualiste ndryshe përpos se në shoqëri. Nëse shoqëria në të cilën jetojmë nuk është e organizuar rreth parimeve, të cilat garantojnë parakushtet për veterealizim si individë, atëherë ajo degradon në kaos ndërsa individët përfundojnë në qenie egoiste dhe egocentrike. Një organizim mbi parime të tilla i shoqërisë, më së miri shprehet përmes shtetit funksional të së drejtës. E për ndërtim të një shteti të tillë, lipset tejkalim i vetëvetes, mu ashtu sikurse profeti Ibrahim, ngase ai është qëllim sublim, që shkon përtej interesave të drejtpërdrejta individuale.

Ashtu sikurse liria nuk do të vinte pa vendosmërinë për sakrifice edhe shteti nuk do të mund të bëhet pa sakrificë. Ndërkohe që për liri vendosëm të sakrifikojmë jetën, për shtet duhet të vendosim të sakrifikojmë lakminë, grykësinë, pangopësinë, makutërinë etj.

Por, mos të harrojmë, po flasim vetëm për demonstrim të sinqertë të vendosmërisë.

Fundja profetit Ibrahim nuk iu desht ta sakrifikojë fëmijën e tij. Mjaftoi të tregonte vendosmërinë e tij. Për ndërtimin dhe fuqizimin e shtetit, mjafton të tregojmë vendosmërinë. Tjerat rrjedhin vetë.

Besimtareve myslimanë, urime dhe për shumë mote Kurban Bajramin!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit