4.4 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

SNHR: Mbi 400 civilë të vrarë në Siri në muajin prill

Më të lexuarat

STAMBOLL (AA) – Rrjeti Sirian i të Drejtave të Njeriut (SNHR) ka bërë të ditur se vetëm gjatë muajit që lam pas në Siri janë vrarë së paku 408 civilë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë të organizatës joqeveritare SNHR thuhet se forcat e regjimit sirian të Bashar al-Asadit në muajin prill vranë 212 njerëz, duke përfshirë 43 fëmijë dhe 31 gra. Sipas deklaratës, viktimat përfshinin 11 persona të torturuar për vdekje nga forcat e regjimit.

SNHR tha se 11 civilë sirianë u vranë nga forcat ruse, të cilat mbështesin regjimin e Bashar al-Asadit, duke përfshirë dy fëmijë dhe katër gra.

Grupi i të drejtave të njeriut tha se 23 persona u vranë nga grupi terrorist PYD/PKK, poashtu në muajin prill, si dhe 22 të tjerë nga terroristët e DEASH-it.

SNHR tha se në të njëjtën periudhë, katër civilë sirianë u vranë nga koalicioni i udhëhequr nga SHBA-të, ndërsa gjashtë të tjerë nga grupe të armatosura të tjera.

Që nga fillimi i këtij viti, vdekjet e muajit prill çuan në 3.812 numrin e civilëve të vrarë në konfliktin në Siri. Sipas organizatës joqeveritare siriane, shumica janë vrarë nga forcat e regjimit të Bashar al-Asadit.

Siria është përfshirë në një luftë të egër civile që nga fillimi i vitit 2011 kur regjimi i Asadit intervenoi në protestat demokratike me një mizori të papritur.

Sipas zyrtarëve të OKB-së, që atëherë, qindra mijëra njerëz janë vrarë dhe më shumë se dhjetë milionë të tjerë janë zhvendosur.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit