“Në intervenimin dy vjeçar ushtarak të Rusisë në Siri kanë humbur jetën së paku 5.233 civilë, prej tyre 1.417 fëmijë dhe 886 gra”, theksohet në raportin e SNHR-së
– Rrjeti Sirian për të Drejtat e Njeriut (SNHR) njoftoi se nga intervenimi ushtarak i Rusisë që zgjat tashmë dy vite në Siri, humbën jetën së paku 5.233 civilë, raporton Anadolu Agency (AA).
SNHR rikujtoi se Rusia më 30 shtator të vitit 2015 filloi ndërhryjen ushtarake në Siri nën arsyetimin e luftës kundër terrorizmit dhe mbështetjes ndaj presidentit sirian Bashar al-Asad.
“Në intervenimin dy vjeçar ushtarak të Rusisë në Siri kanë humbur jetën së paku 5.233 civilë, prej tyre 1.417 fëmijë dhe 886 gra”, theksohet në raportin e SNHR-së.
Gjithashtu bëhet e ditur se shumë civilë të cilët pësuan në sulmet e forcave ruse, gjendeshin në rajonet nën kontroll të opozitës.
“Forcat për të cilat supozojmë se u takojnë rusëve në Halep kanë vrarë 2.762 persona, në Idlib 1.343, në Deyrizor 452, në Homs 243, në Raka 241, në Hama 84, në Haseke 43, në Dera 22, në Latakia, Damask dhe rrethinë 42 civilë”, theksohet në raport.
Të dhënat tregojnë se në sulmet ajrore ruse të kryera gjatë tre muajve të fundit të vitit 2015 pësuan 901 civilë, në vitin 2016, 3.529, ndërsa në vitin 2017, 803 civilë.
Përveç kësaj, objektiv i sulmeve ajrore kanë qenë 109 faltore, 143 shkolla, dhe 119 qendra mjekësore. Gjatë sulmeve në fjalë kanë humbur jetën së paku 47 punonjës të shëndetësisë.
Në raport theksohet se sulmet ajrore ruse ndaj vendbanimeve ishin shkaku i valëve masive të migracionit. “Sulmet ajrore ruse dhe operacionet ushtarake kanë shpërngulur rreth 2.3 milionë civilë fillimisht nga Halepi, Homsi, Idlibi, Latakia, Raka dhe Deyrizor”, shtohet më tej.
Gjithashtu theksohet edhe thirrja për fillimin e hetimeve për krimet e bëra në Siri dhe gjithçka tjetër që ndodh në këtë vend.