1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Snajperisti vret mjekun e fundit në qytetin sirian

Më të lexuarat

Mohammed Khous, mjeku i fundit në qytetin sirian Zabadani, i cili është nën rrethimin e forcave besnike të presidentit sirian Bashar al-Assad, u godit me një plumb snajperi në kokë, derisa po kthehej në shtëpi nga një spital i improvizuar, raporton Anadolu Agency (AA).

Teksa po ecte nëpër fushën e shtëpisë së djalit të tij, e cila ndodhet afër, u qëllua nga një snajper në kokë. Kështu, Zabadani mbeti pa asnjë mjek i cili ishte shpresa e fundit e një numri të madh të qytetarëve.

Vrasja e mjekut 70-vjeçar muajin e kaluar ishte një tjetër paralajmërim për peshën e rëndë të bllokadës së vazhdueshme dhe pushtimit të Sirisë, pavarësisht përpjekjeve të bashkësisë ndërkombëtare për të arritur marrëveshje në Gjenevë.

Dhjetëra njerëz kanë vdekur në vitin e fundit nga uria apo sëmundjet në zonat e rrethuara në mbarë Sirinë. Sipas Kombeve të Bashkuara (KB), rreth gjysëm milioni sirianë ndodhen në territoret e pushtuara, kurse konvoji humanitar këtë vit ka arritur në vetëm 30 përqind të këtyre banorëve. /AA/

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit