1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Smira dhe shoqëria e sotme

Më të lexuarat

Gjithnjë e më pak vetëve u jepet mundësia të marrin pjesë në garën për se kush ka mundësi më të mëdha financiare. Por për paqe shoqërore është vendimtare që dallimet në shoqëri të jenë të argumentueshme dhe që secili të shohë mundësi për të arritur diçka në jetë përndryshe zgjohen tek njerëzit ndjenjat e smirës.
Smira është një institucion i moçëm, që nuk i lejon diferencat të marrin përmasa tepër të mëdha. “Smira funksionon si një lloj sistemi paralajmërues shoqëror”, i këtij mendimi është sociologu gjerman Sighard Neckel (Zighard Nekel), “pasiqë na tregon se ku në shoqëri ka favore dhe privilegje të padrejta”.

Nëse smira si mëkat i pafalshëm, duket sot t’i përgjigjet normave shoqërore.

“Ne përjetojmë gjendjen paradoksale në të cilën në shoqërinë tonë flitet tërë kohës për pasjen e mundësive financiare por nga ana tjetër parimi i pasjes së mundësive financiare nuk pranohet një herë e mirë”, vëren me shqetësim sociologu Sighard Neckel.

Smira e bardhë nuk mundet të shkëputet nga smirëzia dhe kjo e fundit nuk mund të kthehet në të bardhë.

Psikologu Rolf Haubl e përshkruan kështu smirën: “Ka disa përbërës duf-zemërimi dhe pikëllimi.” Sipas një autori të një studimi mbi smirën, me fjalë të tjera mund të thuhet se njeriu sheh diçka që lakmon në zotërim të një tjetri dhe ose nxehet mbi këtë ose pikëllohet, që pikërisht ai tjetri e ka atë.

Smira haset kudo, sipas hetimeve që kanë bërë biologët. Tek orangutanët është njësoj si tek njerëzit, smira buron nga krahasimi dhe dëshirimi.

Smirën e përjetojmë për herë të parë në fëmijëri kur për shembull motrat apo vëllezërit më të vegjël tërheqin tek ta vëmendjen e prindërve dhe ne mendojmë se nuk na duan më aq shumë sa më parë. Varet nga sjellja e prindërve nëse kjo gjendje e pashmangshme kthehet në ndjenja të vazhdueshme smire. Ndjenjat e smirës shndërrojnë njeriun. Njerëzve të cilëve iu është ngrënë haku në vazhdimësi që kur kanë qenë të vegjël mund të jenë të prekshëm tërë jetën nga ndjenjat e smirës.

Burimi: Von Leistung die Rede, doch sie weckt vor allem Neid/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit