8.4 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

SMDK: Përgjegjës për sulmin në Halep është Rusia

Më të lexuarat

ANKARA (AA) – Koalicioni i Forcave Revolucionare dhe Opozitës Siriane (SMDK) dënoi sulmin ajror që ndodhi ditën e djeshme në një treg në provincën perëndimore në qytezën Etarib të Halepit në Siri, transmeton Anadolu Agency (AA).

“SMDK dënon fuqishëm sulmin e kryer në një treg në Etarib nga avionët e pushtuesit rus”, thekson SMDK përmes një deklarate me shkrim.

Duke e vlerësuar sulmin si një “masakër”, në deklaratë thuhet se, “Rusët po bombardojnë një treg ku ndodhen civilët dhe i cili është nën kontrollin e policisë lokale dhe të një këshilli civil, ku nuk ka asnjë grup ushtarak. Pas ndërhyrjes ushtarake në Siri, SMDK e llogarit si përgjegjëse Rusinë për krimet e luftës të kryera në vend. Ne i shohim ata si përgjegjës për krimet e regjimit të Asadit, masakrat dhe përdorimin e armëve kimike”.

SMDK i bëri thirrje OKB-së që ta dënojë sulmin dhe të ndërmarrë hapa për mbrojtjen e civilëve.

Të paktën 53 persona u vranë dhe më shumë se 60 të tjerë u plagosën të hënën në tre sulme ajrore që shënjestruan një treg në provincën perëndimore në qytezën Etarib të Halepit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit