Kjo javë pritet të jetë java e fundit për Bashkim Smakajn në krye të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI). Burimet i kanë thënë KTV-së se krerët shtetërorë i kanë kërkuar Smakajt që të ofrojë dorëheqje brenda kësaj jave. Nëse Smakaj nuk jep dorëheqje, gjasat janë që ai të shkarkohet edhe zyrtarisht, raporton KTV. Vendimi vjen pas një serie skandalesh të kësaj agjencie, dhe ngritjes së dyshimeve serioze për angazhimin e AKI-së në operacionin për kthimin e Erion Zenës në Kosovë, transmeton Koha.net. Disa zyrtarë të AKI-së janë larguar ose suspenduar nga puna për shkak të aferave të ndryshme.