10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Radikalët e djathtë në Holandë do të marshojnë kundër ISIL dhe sulmeve në Paris

Më të lexuarat

Grupi radikal i djathtë “Pro Patria” ka deklaruar se do të organizojë një protestë më 28 shkurt, raporton Anadolu Agency (AA). Sipas njoftimit të bërë në faqen e tyre të rrjetit social Facebook thuhet që protesta do të organizohet me sloganin “marshimi i lirisë”, megjithatë në njoftim nuk u dhanë detaje për vendin e organizimit. Deri më tani rreth 1000 persona kanë deklaruar pjesëmarrjen në këtë marshim. “Pro Patria” ka deklaruar se ky marshim do të bëhet kundër ISIL dhe sulmeve terroriste në Paris. Në protetsta që ky grup radikal i djathtë organizoi vitin e kaluar në Lahey pati trazira, policia arrestoi disa nga protestuesit. Ndërkohë që bashkia e këtij qyteti pas këtyre ngjarjeve mori një vendim për ndalimin e protestave në qytet. Nga ana tjetër përfaqësuesit Muslimanë (Partia për Bashkim) pranë këshillit bashkiak kanë kërkuar që një protestë e tillë të mos bëhet në lagjet ku ka shumicë Muslimane.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit