9 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Sllovenia votoi kundër martesave homoseksuale, shqiptarët e komplexuar kërkojnë më shumë të drejta për ta!

Më të lexuarat

Shumica e sllovenëve votuan kundër martesës së homoseksualëve, sipas rezultateve paraprake jozyrtare të referendumit të mbajtur të dielën në Slloveni. Nga pothuajse gjysma e votave të numëruara, 62% e qytetarëve votuan kundër, ndërsa 38% kanë votuar për.

Ligjërisht vetëm 20% e votuesve duhet të votojnë kundër ligjit për martesat e homoseksualëve që të refuzohet. Sllovenët janë deklaruar nëse martesa mund të përkufizohet si një bashkim i dy njerëzve apo  bashkim mes një burri dhe një gruaje, çifteve homoseksuale t’u jepet e drejta për të adoptuar fëmijë, transmeton Zhurnal.

Parlamenti slloven në mars kaloi një ligj, ku përkufizohet martesa në “bashkësi e dy personave” në vend të “bashkimit mes një burri dhe një gruaje” dhe çifteve homoseksualçsh u është dhënë e drejta si heteroseksualët të adoptojnë fëmijë.

‘’Ne jemi kundër ligjit që i merr të drejtën themelore fëmijës që të ketë nënë dhe baba’’, komentojnë kështu slovenët. Presidenti sloven Borut Pahor dhe kryeministri Miro Cerar e përkrahin ligjin sepse mendojnë se me këtë do të eleminojnë diskriminimin dhe do të garantojnë të drejta themelore për qytetarët.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit