-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Sllovakia mbështet embargon ndaj naftës ruse, por ka një kusht

Më të lexuarat

Sllovakia po kërkon një periudhë tranzicioni tre-vjeçare për të mbështetur embargon e Bashkimit Evropian ndaj naftës ruse, tha sot Ministri i Ekonomisë, Richard Sulik.

Sllovakia ka marrë pothuajse të gjitha importet e naftës bruto përmes tubacionit Druzhba që nga koha sovjetike, dhe së bashku me Hungarinë, e cila gjithashtu është shumë e varur nga karburantet fosile ruse, ka kërkuar një përjashtim nga embargoja e importeve të naftës ruse.

Më herët gjatë ditës së sotme, Komisioni Evropian prezantoi një propozim për sanksione të reja kundër Rusisë, të cilat përfshijnë ndalimin e importit të naftës bruto nga Rusia brenda gjashtë muajve dhe produkteve të naftës deri në fund të këtij viti.

“Ne jemi dakord me paketën e re të sanksioneve, por na duhet një periudhë kalimtare për t’iu përshtatur situatës së re”, tha Sulik. “Kohëzgjatja e periudhës së tranzicionit po diskutohet sot”, shtoi ai.

Sipas tij, një periudhë më e gjatë tranzicioni do të jepte kohë të mjaftueshme për të siguruar rrugë alternative të furnizimit.

Kërkesat ditore për furnizimet me gaz rus nëpërmjet Ukrainës në Evropë, përtej kufirit sllovak në vendndodhjen Velke Kapusany, u rritën në nivelin më të lartë që nga fundi i nëntorit të hënën, treguan të dhënat nga operatori sllovak TSO Eustream.

Këto kërkesa nëpërmjet Velka Kapusany arritën në rreth 993,407 megavat orë (MWh) në ditë të hënën, më e larta që nga 30 nëntori, tregojnë të dhënat. Ambasadorët e 27 vendeve anëtare të BE-së mund të miratojnë propozimet e Komisionit që në fillim të kësaj jave, të cilat duhet të përkthehen në ligj menjëherë pas kësaj. /Telegrafi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit