1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Skocia kthen kuqezinjtë me këmbë në tokë, Kosova kap kreun (VIDEO)

Më të lexuarat

Shqipëria ka regjistruar humbjen e parë në Ligën e Kombeve. Kuqezinjtë janë mposhtur në transfertën e Glasgow 2-0 nga Skocia.

Në stadiumin “Hampden Park” djemtë e drejtuar nga Christian Panucci nuk arritën të dilnin asnjëherë në lojën e zhvilluar 3 ditë më parë ndaj Izraelit, duke u dorëzuar përballë forcës së vendasve. Që takimi do të ishte i vështirë për kuqezinjtë u duk që në minutat e para, me McGregor dhe Naismith që tentuan me të gjitha mënyrat për ta kaluar në avantazh Skocinë.

Kur po kronometrohej minuta e 24-t, Skocia tregoi forcën në sulm, duke goditur dhe shtyllën. Ndërsa në fundin e pjesës së parë, Naismith mori kordinatat e portës së Strakoshës, duke tundur rrjetën në pozicion jashtë lojë. Me rikthimin në fushë, sulmuesi i Hearts shfrytëzoi shtatlartësinë e tij dhe në tentativën për të ulur drejt qendrës një krosim e përplasi në kokën e mbrojtësit të kuqezinjve, Berat Djimsiti, i cili e depozitoi fatkeqësisht topin në rrjetë.

Një “gjysëm autogoli” ndodhi edhe në minutën e 68-të, me Naismith që përfitoi në maksimum nga një dalje e gabuar e Thomas Strakoshës, për ta dërguar me kokë sferën në fundin e rrjetës dhe për t’i hipotekuar fitoren Skocisë.

Me këtë fitore Skocia ngjitet në krye të grupit 1 të Ligës C, në kuotën e 3 pikëve, aq sa Shqipëria por me golavarazh më të mirë se kuqezinjtë.

Ndryshe nga Shqipëria, kombëtarja tjetër shqiptare, Kosova ka arritur të marrë fitoren e parë në një ndeshje kompetitive. Dardanët mposhtën pastër Ishujt Faraoe, duke e nisur në mënyrën më të mirë të mundshme debutimin në stadiumin “Fadil Vokrri”. Golat e shënuar nga Zeneli dhe Nuhiu i dhanë 3 pikë mjaft të rëndësisshme kombëtares së drejtuar nga Bernard Challandes që ngjitet në krye të grupit 3 të Ligës D, duke hedhur një hap të madh përpara.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit