2.2 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Skocezi nxit dhe armatos të krishterët kundër Islamit në Kosovë, ndërsa liderët politik të Kosovës heshtin

Më të lexuarat

Skocezi Jim Dowson para pak kohësh ka dërguar një kontigjent të madh të jelekëve anti-plumb dhe pajisje taktike tek serbët e veriut të Kosovës.

Ai këtë po e bënë në emër të mbrojtjes së krishtërimit nga terroristët islamik.
Ai e ka konfirmuar edhe vet një gjë të tillë.

Por pse heshtin liderët politik të Kosovës?
Unë e di që këta liderë politik nuk kanë mundësi dhe as guxim të kontrollojnë se çka futet në veri të Kosovës, por e di që sëpaku duhet të reagojnë kur është në pyetje siguria e qytetarëve të Kosovës.
Duhet të mblidhet urgjentisht Këshilli i Sigurisë Kombëtare.
Kuvendi duhet të kërkoj llogari nga Qeveria lidhur me raportimet e BBC për aktivitetet e rrezikshme që kanë filluar të zhvillohen në pjesën veriore të Kosovës që kanë synim destabilizimin e vendit.

Këta lider politik qoftë opozitë qoftë opozitë, dijnë shpesh të jenë unik dhe të zëshëm kundër ligjeratave dhe disa veprave të besimtarëve musliman të Kosovës.
Por kur rrezikohen muslimanët apo vet besimi Islam, këta lider heshtin.

Ky raport i BBC nuk bën të injorohet.

Kjo rrymë e inicuar nga Jim Dowson që është themelues i organizatës politike fashiste ” Britain First” ka filluar edhe aktivitetet e saja në Kosovë, konkretisht në pjesën veriore duke i pajisur serbët me jelek anti-plumb.

Shteti i Kosovës kultivon një tolerancë dhe bashkëjetesë ndërfetare të shkëlqyer.
Institucionet e Kosovës dhe liderët politik të Kosovës duhet të reagojnë dhe të ngrisin masat e sigurisë përballë një fenomeni që po e kërcënon Ballkanin në përgjithësi dhe Kosovën në veçanti.

Gëzim Kelmendi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit