-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Skllavi do liri, se për bukë as skllavopronari nuk e le të vdesi

Më të lexuarat

Njeriu do liri, ushqimin e gjet vet, nuk do një kothere bukë në bodrum që pa liri ja heqin sa herë duan!
Kundërshtimi për një kothere bukë nuk është kauza ime!
Unë e kam bindje që ka një kontradiktë të madhe në këtë logjikë politike: Nga njera anë konsiderohet pushteti i sotëm si i oligarkëve, i njëshit, jodemokratik (dhe unë e ndaj këtë gjykim) dhe nga ana tjetër i bëhen propozime dhe sugjerime si të mendojë për qytetarët!
Ndjesë, por nuk e kuptoj dot! Nuk ma kap truri!
Unë mendoj se kryesorja nuk është sjellja jonë qytetare si agjenci konsultance, por kërkesat politike për të drejtat e qytetarëve, për respektim të shtetit ligjor, për transparencë.
Lidhur me këtë prioritet unë nuk jam aspak dakord të mbetet te kërkesat shumë relative për testime, teshtima, të shtime!
Me kodin penal dhe ndryshimet në të ne nuk jemi veçse kafshë, pula, derra, që çdo çast dikush mund të na vendosi në arrest shtëpie, pa gjyq, pa avokat, pa publik sikurse mbyll bagëtinë në katua!
Dhe ne të këshillojmë se ç’duhet bërë me ndihmën ekonomike!!!
Ne jemi të mbaruar si njerëz, sepse një grusht misër do të na japin!
Asnjë skllavopronar nuk do që skllavi të vdesi për bukë!
Politikisht në kohë covid19 qendrimi im si qytetar përqendrohet te kërkesat e mirëfillta politike, juridike, institucionale, sepse janë ato që përbëjnë mekanizmin e rikthimit të qytetarit shëndoshë e mirë në qendër të sistemit politik!

Artan Fuga

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit