9.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Skenarët si mund të përfundojë agresioni rus dhe si do të duket më pas bota?

Më të lexuarat

Lufta në Ukrainë vazhdon prej më shumë se 40 ditësh. Ka kaq kohë që ka spekulime se agonia e Ukrainës mund të marrë fund.

Politico” e Brukselit sjell tre skenarë të mundshëm për përfundimin e luftës dhe se si mund të duket bota pas kësaj.

Njoftimi i Moskës se do të zhvendosë fokusin e saj nga Kievi në Donbas duket se është një shenjë se presidenti rus, Vladimir Putin po përgatitet për një fitore më modeste në Ukrainë.

Megjithatë, ky spekulim u hodh poshtë shpejt pasi forcat e tij vazhduan të bombardojnë kryeqytetin ukrainas, Kievin, transmeton Telegrafi.

Me anëtarët e NATO-s që refuzojnë me vendosmëri të ndërhyjnë në konfliktin ukrainas, zyrtarët perëndimorë po studiojnë gjithnjë e më shumë skenarët se si mund të përfundojë agresioni rus në shtetin ukrainas.

Pavarësisht se çfarë skenari ndodh – nuk do të ketë kthim.

Mirupafshim, Vladimir

“Për hir të Zotit, ky njeri nuk mund të qëndrojë në pushtet”, tha së fundmi presidenti amerikan Joe Biden.

Është e mundur që këtë mendim e ndajnë edhe liderë të tjerë perëndimorë, por ata nuk e kanë thënë me zë të lartë.

Siç shkruan politico, ata janë të lodhur me Putinin dhe nuk po i besojnë më asnjë fjalë të vetme.

Perëndimi mund të mos ketë qenë në gjendje të bëjë shumë për ta larguar Putinin nga kjo luftë, as për ta bindur atë për t’i dhënë fund. Në vend të kësaj, Uashingtoni dhe Londra po ëndërrojnë se si mund të duket bota pas Putinit.

Në këtë version, rezistenca ukrainase e mban Putinin të mbërthyer në një konflikt të gjatë. Për të qëndruar në lojë, Putini duhet të rekrutojë gjithnjë e më shumë ushtarë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit