4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Skandaloze: Krerët e Shqipërisë asnjë mesazh ngushëllimi për sulmin terrorist në Zelandën e Re

Më të lexuarat

Edi Rama edhe pse shumë aktiv në mediat sociale, por për rastin e sulmit terrorist në Zelandën e Re asnjë fjalë të vetme nuk e tha. Ai si kryeministër i Shqipërisë dhe kryeministria që ai drejton në faqen e tyre zyrtare nuk patën ndonjë shkrim apo mesazh ngushëllues për atë që ndodhi në Zelandën e Re.

Të njëjtin gabim trashanik, e ka bërë edhe Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, ku këtë akt barbarë – terrori që e kanë dënuar e gjithë bota, nuk ka gjetur mundësi për ta dënuar dhe shprehur mesazh ngushëllimi.

Edhe kryetari i PD-së, Lulzim Basha nuk ka shkruajtur asnjë shkrim në faqet e tija zyrtare në mediat sociale për sulmin terrorist në Zelandën e Re. I vetmi që ka shkruar është Sali Berisha, që e dënoi aktin dhe dërgoi mesazh ngushëllimi, por ky tani është pa ndonjë funksion politik të rëndësishëm.


Edi Rama kur ndodhi sulmi terrorist në Paris ishte së bashku me krerët e komuniteteve fetare të Shqipërisë, duke marrë fjalën para liderëve botëror që bënë parakalimin e famshëm në Paris, për të dënuar sulmin terrorist. Por kur sulmi terrorist bëhet për motive Islamofobike ndaj komunitetit Musliman në Zelandën e Re, këta burrështetas nuk kujtohen as për një status. Kuptohet se këta vet nuk i shkruajnë mesazhet e tyre publike, por kjo tregon edhe nivelin e PR-it të tyre./KohaIslame.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit