1.6 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Skandaloze: Bankat e Kosovës, Kredi me kamatë për Bajram

Më të lexuarat

Festa e Bajramit është festë islame dhe bëhet sipas të gjitha dispozitave Islame, por këtë nuk e dijnë bankat e Kosovës, njofton Tetova1.

Banka TEB ka promocion të kreditit për rasitn e festës së Bajramit. Ajo ofron 3000 euro kredi me kamatë 6.24%.

Sipas fesë Islame kamata është reptësisht e ndaluar, megjithatë bankat e Kosovës këtë nuk e dijnë.

Ja dhe njoftimi i Bankës TEB:
“Banka TEB Sh.A. vazhdon ju befasojë me oferta të veqantë për kredi deri në 36 muaj.

Janë të shumtë klientët e Bankës TEB SH.A. që presin produktin e kredisë për festën e Bajramit, e cila prezantohet dy herë gajtë vitit.

Këtë vit me rastin e Kurban Bajramit, TEB SH.A. iu sjell ofertën e re me kushte të veqanta.

Kredia vlen deri në shumën 3,000 Euro e cila me këst mujor 91.59 Euro, pa kolateral, pa bashkëhuamarrës dhe pa garantues, vlen për afatin 36 mujor.

Norma vjetore e interesit: 6.24%
Shpenzime administrative: 0%
Norma efektive e interesit: 6.42%

Për më shumë informata ju ftojmë të vizitoni njërën ndër degët e Bankës TEB Sh.A. në tërë territorin e Kosovës.”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit