0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Skandali në ushtrinë gjermane, 3 të arrestuar për terrorizëm dhe ekstremizëm të djathtë

Më të lexuarat

Rëndohet skandali në ushtrinë gjermane, pasi gjatë të martës u arrestua edhe një tjetër pjesëtar i saj për dyshime që lidhen me terrorizmin.
Personi i ndaluar, dyshohet se bashkë me dy ushtarë të tjerë që janë arrestuar më parë, planifikonin sulme kundër zyrtarëve gjermanë.

Nën dyshimin e terrorizmit, gjatë së martës u arrestua edhe një ushtar tjetër gjerman i forcave të armatosura.

Prokuroria e Përgjithshme në Karlsruhe njoftoi se në landin e Baden-Vyrtembergut u arrestua Maximilian F. një ushtar gjerman 27-vjeçar.

Ndaj ushtarit rëndon dyshimi për përgatitjen e një akti me rrezik për shtetin, bazuar në qëndrime ekstremiste të djathta. 27 vjeçari duket se ka qenë bashkëpunëtor i Franco A, i cili u arrestua në fund të prillit dhe i ushtarit tjetër, Matthias F.

Ndërkohë, Franco A. ishte paraqitur si azilant nga Siria me qëllim të infiltrimit në strehimoren e refugjatëve e me gjasa organizimin e sulmeve terroriste.

Sipas rezultateve të hetimeve, të tre personat kishin përgatitur sulme ndaj politikanëve të nivelit të lartë dhe personave të jetës publike, të cilët kanë qenë angazhuar të ndihmonin refugjatët.

Në këtë listë bënte pjesë ish-presidenti i Joachim Gauck dhe ministri i Drejtësisë, Heiko Maas. Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Ursula von der Leyen ka premtuar zbardhjen e plotë të skandalit të ushtrisë.

“Jemi në fillim të një procesi”, ka thënë ajo.

Kundër ushtrisë gjermane prej kohësh ka akuza, se nuk ka reaguar si duhet ndaj qëndrimeve ekstremiste të djathta në radhët e veta.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit