3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Skandali me pasaportat: Kosova, 14 ditë afat t’ia paguajë pesë milionë euro austriakëve

Më të lexuarat

Rreth 5 milionë euro, duhet t’i paguajë shteti i Kosovës, shtypshkronjës shtetërore austriake “AG Staatsdruckerei”.

Kështu ka vendosur gjykata, sipas vendimit të së cilës, shteti i Kosovës duhet ta paguajë këtë shumë si kompensim për ndërprerje të parakohshme të kontratës për prodhimin e pasaportave biometrike, si dhe për disa pagesa të pakryera, transmeton KTV.

Në shkurt të vitit 2013, shtypshkronja Shtetërore e Austrisë kishte ngritur padi në gjykatën e Odës Ndërkombëtare Ekonomike në Paris kundër Republikës së Kosovës. Arsye e ngritjes së padisë, ishin pagesat e pakryera rreth prodhimit të pasaportave biometrike, sikurse kërkesa për kompensim për shkak ndërprerjes së parakohshme të kontratës nga ana e Republikës së Kosovës, thuhet në këtë vendim. Kontrata ishte ndërprerë, pasi që edhe MPB-ja edhe pala austriake ishin mashtruar nga Natali Veliaj, pronare e kompanisë “Consulting EU”, përcjell Koha.net.

Qeveria e Kosovës duhej të paguante nëpërmjet kompanisë së Velisë, e cila të hollat nga qeveria, i kishte marrë, por nuk e kishte paguar kompaninë austriake. Kosova ndërkaq nuk ka të drejtë ta ankimojë vendimin dhe duhet ta bëjë pagesën këtë brenda afatit 14-ditor, që nga data e shpalljes së vendimit.

Derisa duhet të paguajë edhe shpenzimet gjyqësore për shtypshkronjën austriake. Rasti i shtypshkronjës austriake lidhet edhe me procesin gjyqësor të dy personave të shumë përfolur kohëve të fundit për krim të organizuar, siç ishte përfaqësuesja e kësaj kompanie në Kosovë, Natali Veliaj.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit