1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Skandali i organizatës World Vision me keqpërdorimin e fëmijëve kosovarë, për motive fetare të krishtera

Më të lexuarat

Ish punëtorët kosovarë të organizatës joqeveritare ndërkombëtare World Vision kanë denoncuar publikisht skandalet e kësaj organizate me fëmijët e Kosovës. World Vision si një organizatë e ndërkombëtare e krishterë, ka synuar që përmes programeve të saj të sponzorimit, t’i kthejë fëmijët musliman të Kosovës në të krishterë dhe t’i ekspozojë ata për kontakte me donatorë ndërkombëtare, qëllimet e të cilëve shpesh duket që nuk janë aspak të përshtatshme. Ish punëtorët, me guxim dhe profesionalizëm i adresuan shqetësimet në të gjitha instancat brenda organizatës dhe pranë institucioneve të Kosovës. Përtej keqpërdorimit të të dhënave dhe raportit me fëmijët, ata ishin dëshmitarë të tendencave për diskriminim fetar dhe konvertim të stafit lokal në protestanizëm.

World Vision është një organizatë ndërkombëtare e krishterë, me fokus zyrtar të zhvillimit dhe advokimit. Synimet e saj zyrtare përqendrohen te mirëqenia e fëmijëve përmes zhvillimit komunitar dhe programeve humanitare afatgjata. Por që në vendet ku u ekspozua, del të jetë një mision krejtësisht tjetër.

Disa nga shqetësimet e ngritura nga stafi përbëjnë si më poshtë:

Fëmijët kosovarë fotografoheshin nëpër shkolla dhe familje, e më pas bëheshin përshkrime shumë të pa përshtatshme për ta dhe këto përshkrime vendoseshin nëpër faqe publike ku donatorë të krishterë nga e gjithë bota ftoheshin t’i përzgjedhinin fëmijët për sponzorim dhe të krijonin kontakte. Fotot dhe informatat e deformuara janë publikuar pa dijen dhe aprovimin e familjeve, shkollave apo institucioneve të Kosovës.
Këto të dhënat të fëmijëve u përdorën për përfitime financiare të organizatës.

Përtej kësaj, donatorët e huaj u dërgonin fëmijëve letra të papërshtatshme si në aspektin e besimit fetar ku synohej konvertimi në të krishter apo trajtimi si të krishterë i fëmijëve musliman, poashtu edhe në aspektin e raporteve, përmes letrave tentohej të vendosesshin raporte të natyrës së pedofilisë me fëmijët.

Selvije Kurti, ish punëtore tregon se rasti i keqpërdorimit u denoncua në të gjitha institucionet e Kosovës dhe nuk është ndërmarrë ndonjë veprim deritash.

Këto deklarata u bënë në një emision special dhe emocionalisht të vështirë me Rron Gjinovcin në KTV.

“Për më tepër ftoheni ta dëgjoni rrëfimin e 3 ish punëtorëve të kësaj OJQ-je protestante e cila simbas të gjitha gjasave ka keqpërdorë të dhana të ndjeshme, përfshi foto e video të fëmijëve kosovarë (deri në 13 vjeç) duke i nda ato me persona t’panjohun. Krejt kjo ka ndodhë nën hundët e institucioneve qendrore e lokale. Fëmijët i çoni në shkolla dhe mendoni se i keni të sigurtë, por me një marrëveshje mirëkuptimi dikush mundet me mbledhë informacione për fëmijët dhe juve. Rrëfimet e tyne nuk janë aspak të kandshme.”  – shkruan Rron Gjinovci

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit