Prodhuesi gjerman i automjeteve “Audi”, markë e grupit “Vlokswagen”, që është goditur nga skandali i “dieselgate”, njoftoi të martën se ka ndërprerë shpërndarjen tek klientët e saj të disa automjete të modeleve A6/A7, pasi zbuloi parregullsi në motorët diesel.
“Parregullsitë në lidhje me pajisjen që drejton motorët diesel V6 u zbuluan gjatë kontrolleve në kuadër të hetimit të brendshëm mbi deieselin”, njoftoi grupi në një komunikatë, njofton ATSH.
Agjencia Federale e Automjeteve (KBA) njoftoi nga ana e saj se “ka filluar një hetim mbi dyshime në lidhje me manipulime në automjetet modele A6/A7, ku në Gjermani preken rreth 33000 makina, ndërsa në gjithë botën rreth 60000”.