Komandanti i Policisë në stacionin Qendra në Prishtinë, Shkëlzen Xhafa në mbledhjen e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi në Komunën e Prishtinës ka thënë se ka rrezik ka mësim besimi dhe leximi i shkronjave të Kuranit.
Ai ka thënë: “Jemi duke hetuar një organizatë të palicencuar në Komunën e Prishtinës, e cila po u jep fëmijëve mësime të Kuranit pa ndonjë autorizim apo licencë”
Deklarata e tij është një skandal pasi kufizon njerëzit sikur në shtete totalitare. Prej kur është bërë që për të mësuar diçka të marrësh leje? Mësimi për leximin e Kuranit është një traditë e madhe në trojet shqiptare, ku plotë njerëz shkojnë tek hoxha për të mësuar çështjet bazike të fesë dhe pastaj leximin e Kuranit.
Kur u bë e rrezikshme mësimi i Kuranit? A janë në vete çfarë flasin këta policë? A aq shumë ju pengon pse muslimanët e mësojnë fenë e tyre?
Në çfarë vende jemi? Në vende komuniste apo në demokraci?Turp i madh që Policia e Kosovës prezantohet me këtë njeri.