8.5 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Skandal në Greqi, prifti abuzon seksualisht me të miturit shqiptarë me lejen e së ëmës…

Më të lexuarat

Një ngjarje jashtë çdo fanatzie diabolike është shënuar në Greqi, ku kleri dhe një familje janë përfshirë në një skandal seksual. Një prift grek ka abuzuar seksualisht me një 5 vjeçar me nënë shqiptare në djeni të plotë të së ëmës së tij, e cila në vend të pengonte akte të tilla të rënda i shtynte edhe më shumë. E ëma i ka vënë në dispozicion prifti grek, fëmijët e saj, me qëllim që ai të kënaqë eshpet e tij seksuale.

Ngjarja ka ndodhur në abacinë e Komotinit, në Greqinë e Veriut, pranë kufirit me Shqipërinë, ku në qendër është një çift shqiptaro-grek, fëmija e tyre dhe dy priftërinj.

I ati i fëmijëve është grek dhe ai akuzon bashkëshorten shqiptare, Ana.S, me të cilën ka 3 fëmijë, se në korrik të vitit 2014, ajo mori 2 fëmijët për t’i dërguar në manastir dhe u kthye në 01.00 të mëngjesit.

Një ditë më pas, gjyshja e fëmijës vëren se nipi ishte shumë i trishtuar dhe i heshtur dhe kur se pyeti se çfarë kishte, ai i tha: “Ishim tek ai plaku, që më prekte, por nëna më goditi kur unë i thashë se nuk doja”.

Ngjarja e tmerrshme nuk u mbyll këtu por vijoji, teksa gjyshja e fëmijëve kërkonte të takohej me të ëmën, ajo ishte larguar për në Shqipëri.

Ajo u kthye pas katër ditësh dhe mësohet sipas Shqip, se Më 18 korrik, Ana S. sulmohet, ndërsa ishte në gjumë dhe më pas kallëzoi penalisht të shoqin për dhunë dhe prej asaj kohe nuk është kthyer më në Greqi.

Po në 28 gusht të 2014 gjykata dërgoi një urdhër, sipas të cilit, fëmijët duhet të qëndrojnë në shtëpinë e çiftit, së bashku me nënën e tyre.

Babai i kërkon gjykatës të marrë në konsideratë episodet dhe u shpreh se fëmijët nuk e duan nënën.

Mediat greke publikuan edhe dëshminë tronditëse të djalit 5 vjeç. Mes të tjerave ai shprehej se “plaku më puthi në gojë dhe unë e kundërshtova, por mami më qortoi dhe më goditi. Pastaj më mbylli në një dhomë dhe unë bërtita”.

Në fund të dëshmisë thuhej se prifti kishte tentuar të kryente “seks oral” me të miturin, por ai ishte larguar me vrap dhe shton se prifti i tha se “do ta vdiste në dru” nëse do fliste.

Mediat greke shtojnë se ish-kreu i një gjykate në zonë ka lidhje shoqërore me priftërinjtë, ndaj çështja është zvarritur prej 2 vitesh.

Skandali ka nisur të hetohet që në vitit 2014 nga “Fonirodopis”, por këto ditë ka gjetur jehonë edhe te “Protothema”, “Zoungla” dhe media të tjera që kanë publikuar dëshmitë tronditëse të të miturit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit