2.2 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Skandal: Kosova ndalon hyrjen e diplomatit të Katarit

Më të lexuarat

Një incident ka ndodhur ditën e sotme në kufirin midis Shqipërisë dhe Kosovës. Një diplomati nga Katari iu ndalua hyrja në territorin e Kosovës pa iu përmendur arsyet e kësaj ndalese, çka përbën një precedent të rrezikshëm në normat diplomatike mes dy vendeve dhe që mund të ndikojë negativisht në marrëdhëniet e shkëlqyera të deritanishme mes Shtetit të Katarit dhe Republikës së Kosovës.

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës i ka kërkuar ndjesë diplomatit katarian për ngjarjen, ndërsa burimi tha se pika kufitare kishte marrë udhëzime nga Ministria e Brendshme (e Kosovës) për këtë çështje, por pa dhënë sqarime të mëtejshme rreth kësaj situate të paprecedentë. Ambasada e Shtetit të Katarit në Tiranë preferoi të mos japë komente mbi këtë ndodhi, ndërsa siguroi se ajo do të vazhdojë të gjitha përpjekjet për të forcuar marrëdhëniet dy palëshe dhe për të zhvilluar aspektet e bashkëpunimit mes dy vendeve mike.

Ambasada e Shtetit të Katarit në Tiranë mbulon edhe Kosovën, dhe vizita e diplomatëve katarianë në Kosovë i shërbejnë qëllimit të forcimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit