Një skandal po e tronditë Maqedoninë. Kësaj rradhe i punësuari shqiptar Bekim Berisha për herë të parë ka pranuar diskriminimin që ia bënë drejtoresha maqedonase në Entin shtetorë për statistikë.
Ai jep detale të qarta se si drejtoresha maqedonase ka vendosur që ta diferencojë nga vendi i punës si në kohën e Rankoviçit. Berisha është një i punësuar shqiptar me arsimim të lartë dhe një profesionist i dëshmuar, dhe për këtë shkak ai është larguar nga drejtoria qendrore e Entit Shtetërorë për Statistikë dhe është transferuar në njësinë rajonale në Shkup.
Ai ka publikuar edhe një foto rrënqethëse se si gjatë 8 orëve punë edhe pse ka mbaruar fakultet dhe është profesionist, drejtoresha maqedonase i ka dhënë vulën për të vendosur mbi zarfet e Entit Shtetërorë për Statistikë