1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

S’ka dialog

Më të lexuarat

Zyrtarët e Bashkimit Evropian kanë nxituar t’iu bëjnë thirrje palëve të ulën në tryezën e bisedimeve, pavarësisht se ndërrimi i lidershipit serb ka krijuar paqartësi të mëdha në këtë drejtim.

Qeveria e Kosovës thotë se nuk do të ketë kurrfarë dialogu, pa zbatimin e plotë të Marrëveshjes për Menaxhimin e Integruar të Kufijve.

Për më shumë, Bekim Çollaku thotë se mocioni i Kuvendit për kushtëzimin e bisedimeve me zbardhjen e fatit të të pagjeturve, është arsye shtesë për pezullim të dialogut.

Ndërrimi i pushtetit në Serbi ka vënë në pikëpyetje jo vetëm zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri tani mes Kosovës dhe Serbisë, por edhe vetë vazhdimin e këtij dialogu.

Në Qeverinë e Kosovës thonë se asgjë nuk ka të qartë tani për tani sa i përket dialogut, pasi që çdo ndërrim pushteti mund të ngërthej në vete ndërrim politikash e strategjisë.

Shefi i Stafit të Zyrës së Kryeministrit, Bekim Çollaku ka thënë për “Express” se nuk mund të flitet për raund të ri të bisedimeve, duke pasur parasysh se marrëveshjet e arritura deri tani nuk janë respektuar nga Beogradi.

“Qeveria e Kosovës prioritet tani ka zbatimin e marrëveshjeve të arritura në dialogun teknik me Serbinë. Vazhdimi i dialogut teknik për çështje të tjera në këtë fazë, pa filluar zbatimi i marrëveshjes së menaxhimit të integruar të kufijve duket i pakuptimtë”, ka thënë Çollaku. /Telegrafi/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit