Disa përkrahës të zëvendësministrit të Punëve të Jashtme të Republikës, Gjergj Dedajt, ia kanë vënë flakën flamurit të Turqisë. Në një video, e cila po qarkullon në internet, shihen disa persona teksa ofendojnë dhe shajnë shtetin mik të Kosovës.
Madje, të njëjtit nuk kanë lënë pa ofenduar edhe presidentin turk, Rexhep Erdoganin.
“Kalle turkin e m..tit, poshtë Turqia, përkrahje Gjergj Dedajt …Kalle Erdoganin, kalle flakë”, dëgjohen teksa thonë përkrahësit e Dedajt.